Kryeprokurori, OSBE nuk
përmend afate: Të jetë i pavaru

Kryeprokurori, OSBE nuk <br />përmend afate: Të jetë i pavaru
TIRANE- Shefi i prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth duket se ka bërë një tërheqje nga deklarimet e mëparshme rreth mandatit të kryeprokurorit.

 Gjatë një prononcimi për median pas takimit me drejtuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Wollfarth tha se diskutimet mbi interpretimin kushtetues po vazhdojnë dhe se shpreson në gjetjen e një zgjidhjeje. Metgjithatë Wollfarth vuri theksin tek fakti që duhet të jetë një personalitet që të kryejë detyrën në mënyrë të pavarur.

“Diskutimi për interpretimin e Kushtetutës vazhdon. Unë kam besim se do të gjenden zgjidhje të mira. Gjëja më e rëndësishme është përzgjedhja e një personaliteti të kualifikuar, që do të ishte në gjendje të punonte në mënyrë të paanshme, në të mirë të vendit. ”- tha Wollfarth pas takimit që zhvilloi sot paradite me kryetaren dhe nënkryetaren e KQZ-së. Wollfarth u pyet se cili ishte komenti i tij për këmbënguljen e Partisë Demokratike për ta zëvendësuar Prokuroren e Përgjithshme deri në fund të nëntorit.

Më 12 shtator ambasadori i OSBE-se  deklaroi se mandati i kryeprokurores përfundon në maj 2013 kur kanë hyrë në fuqi dhe ndryshimet kushtetuese. Kryeprokurorja Ina Rama u zgodh më 22 nëntor të 2007-s me 83 vota të mazhorancës dhe opozitës. Dhe pikërisht më 22 nëntor të këtij viti, sipas mazhorancës, duhet të largohet nga zyra.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre