Kryeprokurorja Arta Marku ka emëruar këshilltar në kabinetin e saj prokurorin Besnik Cani. Ai është një prokuror i njohur, pasi më parë ka qenë drejtues në Shkodër, por edhe në Elbasan. Besnik Cani aktualisht është prokuror në organin e Akuzës së Tiranës.
/Shqiptarja.com
Pak ditë më parë Marku bëri disa lëvizje të bujshme duke shkarkuar Rovena Gashin, e cila mbante postin e shefes së Njësisë së Dekriminalizimit, ndërsa kjo njësi tani do drejtohet nga Arqile Koça.
Gjithashtu kryeprokurorja komandoi në krye të Prokurorisë së Tiranës Dritan Rreshkën në vendin e Petrit Fushës, ndërsa shefe kabineti emëroi Alketa Ziflën. Ndërkohë me nisjen e vitit 2018 kryeprokurorja Arta Marku do të prezantojë dhe disa ndryshime të tjera në prokuroritë e rretheve.
d.b/shqiptarja.com











