TIRANE - Bllokohet trafiku në rrugën e Dajtit këtë fundjavë, në një kohë kur rrugët e kryeqytetit kanë qenë thuajse bosh. Dy punonjës qarkullimi janë përballur, që në orët e para të mëngjesit të sotshëm, me lumin e makinave, pa arritur të zgjidhin situatën.

Fotografia e dërguar nga lexuesit tanë dëshmon më së miri momentet e lodhshme, që janë detyruar të kalojnë në ditën e pushimit, qindra drejtues automjetesh me të afërmit të tyre.

Ministria e Rendit Publik, e cila ka dijeni të plotë për situatën që krijohet në zonën e Dajtit në ditët e pushimit dhe të festave, e ka neglizhuar zgjidhjen e problemit me argumentin se nuk ka fonde për të paguar forca shtesë.

Mali i Dajtit, me mundësitë sa të shumta dhe të pakta që afron dhe, si i vetmi vend ku kryeqytetasit mund të falen për të kaluar një fundjavë të këndshme, gradualisht po rrezikon të shndërrohet në një nyje të rrezikshme aksidentesh. Mundësitë që, për resurset e tij, ai të mos frekuentohet më si njësoj e në të kundërt, të bëhet problematik, shtohen javë pas jave thjesht e vetëm për 2 ose 3 punonjës rendi më shumë.

(ash/shqiptarja.com)