'Kryeqyteti Europian i Rinisë', Veliaj me sipërmarrësit e bareve dhe restoranteve: Ta kthejmë këtë vit në një mundësi për të promovuar Tiranën

Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë është një ftesë e hapur për të gjithë sipërmarrësit e bareve dhe restoranteve, që këtë vit të organizojnë sa më shumë aktivitete në mjediset e tyre. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim me sipërmarrës të këtyre bizneseve për të ndihmuar jo vetëm në promovimin e kryeqytetit, por edhe të ekonomisë locale, duke shfrytëzuar vitin kur Tirana është epiqendra e të rinjve europianë. 

“Në vitin e Rinisë ne po operojmë si ‘Open Source’, ku secili merr logon e Kryeqytetit Europian të Rinisë dhe organizon aktivitetin e tij. Pra, të funksionojmë si burim të hapur, ku secili harton një program të caktuar. Edhe ky takim është një ftesë dhe një mundësi për të bashkëpunuar që ky vit të kthehet në një promovim për Tiranën, por edhe sipërmarrjet tuaja,” u shpreh Veliaj. 

Ai e vuri theksin sidomos te lokalet e natës, ku sipas tij, gjenerohet edhe një pjesë e madhe e ekonomisë së kryeqytetit.

“Sot shumë njerëz e konsiderojnë biznesin e natës si diçka argëtuese, por jo domethënëse. Ndoshta, sepse nuk e dinë faktin se në këtë industri punojnë 10 mijë vajza dhe djem; nuk janë vetëm barmenët dhe kamerierët, por është një pjesë e madhe njerëzish që nuk shfaqen, si kuzhina, siguria, higjiena, taksitë, etj., pra është një reaksion zinxhir. Kur shikon sa i madh është ky zinxhir, atëherë e kupton se çfarë peshe ka në ekonominë e vendit,” deklaroi Veliaj. 

Kryebashkiaku i ftoi sipërmarrësit të shënojnë në kalendarin e tyre një aktivitet, duke marrë shkas edhe nga ngjarjet më të mëdha kulturore të vitit që ka planifikuar bashkia, si koncerti i Malumës, apo koncertet e dy këngëtareve Dua Lipa dhe Rita Ora.

“Në 14 mars kemi Malumën në Tiranë. Po flasim me Dua Lipën dhe Rita Orën për të parë datat e tyre të mundshme. Por, përveç eventeve të mëdha, do isha shumë i lumtur të shikoja edhe disa evente më të vogla nga ju,” tha ai. 

“Ne kemi hapur një thirrje për projekte deri në datën 28 janar, ku jemi të gatshëm të financojmë një nga lokalet që do organizojë një “street party”, një restorant që sjell një event degustimi; pra, jemi shumë të gatshëm të financojmë evente që sjellin në vëmendje bizneset tuaja,” e mbylli Veliaj fjalën e tij

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Palladium: 19/01/2022 11:30

    Ja dhe ky 666(ose G99 ishi) me gjith pushtetin tjeter okult qe i rri mbrapa. Po pse ore lali e mbylle Tiranen ne 11? Thuaji babait te na e heqi kete orar arbitrar te derguar nga Sorosi dhe Klaus Schwabi apo keni shit veten me koh ju. Nje lloj Mete jeni dhe ju thjesht presidenti ngjan komik sot por do jeni ju neser komiket. Populli vrojton dhe nuk do lejoj degjenerimin e pushtetit Shqiptar ne dore te Satanisteve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!