24 të rinj nga Ballkani Perëndimor morën pjesë në programin “Youth Trail” (Shtigje Rinore), organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Tiranë, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Në takimin me të rinjtë, kryebashkiaku Erion Veliaj vuri theksin te titulli që mban Tirana për vitin 2022, si Kryeqyteti Europian i Rinisë, dhe shtoi se kryeqyteti shqiptar është i gatshëm të ndihmojë edhe qytetet e tjera që të aplikojnë për ta fituar këtë titull në të ardhmen.
"Këtë vit do të kemi më shumë se një mijë aktivitete. Prandaj, ju ftoj të ktheheni sërish, mos harroni të sillni edhe miqtë tuaj nga qyteti apo organizata juaj. Ne jemi të lumtur t’ju mirëpresim", tha Veliaj.
Duke komunikuar me të rinjtë, Veliaj vuri theksin edhe te rëndësia e marrëdhënieve të mira me shtetet fqinj.
"Ne jetojmë në një botë shumë të paparashikueshme, ku siguria është e rëndësishme. Jam i lumtur që ju përfaqësoni Ballkanin Perëndimor sepse tregon se fqinjët janë të rëndësishëm. Mendoni sikur të kishim një fqinj të zhurmshëm në lagjen tuaj. Ky fqinj do të ndikojë në mënyrën tuaj të jetesës. Fqinjët kanë rëndësi edhe në rutinën tonë të përditshme, prandaj duhet ta vlerësojmë fqinjësinë e mirë ", theksoi ai.
Programi i quajtur “Youth Trail” (Shtigje Rinore), vjen në këtë edicion të pestë të tij nën temën “Together for Safety” (Së bashku për Siguri). “Shtigje Rinore 2022” organizohet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në partneritet me Bashkinë Tiranë, Kongresin Rinor Kombëtar, Zyrën Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO) dhe me mbështetjen e Ambasadës Greke në Tiranë, Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe Përfaqësisë së Përhershme të Italisë pranë OSBE-së.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
20.7%
-
As i mirë as i keq
35.3%
Vota total: 658
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Shikoni trafikun kilometrik në hyrje e dalje të Tiranës
26 Dhjetor, 13:23
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor, 13:06
-
'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit
26 Dhjetor, 12:40
-
Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike
26 Dhjetor, 10:27
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj prej 4 orësh në SPAK! Jep shpjegime si person që ka dijeni (VIDEO)
26 Dhjetor, 09:19
-
Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'! FSHF asnjë shpërblim për fituesin, Tetova: Duam trofeun
26 Dhjetor, 08:42
-
FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit
25 Dhjetor, 21:16
-
Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…
25 Dhjetor, 20:56
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor, 20:04
-
E rëndë në Kamëz, 55-vjeçari bie teksa punonte në pallatin në ndërtim, përfundon në spital! Hetime për shkaqet dhe kushtet e sigurisë
25 Dhjetor, 16:00
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55