Kryesia i bashkohet Veliajt në fushatën e Tiranës? FRD e mohon: S'është e vërtetë! Personat në fjalë janë tre sahanlëpirës, punojnë si nëpunës të bashkisë

Kryesia i bashkohet Veliajt në fushatën e Tiranës? FRD e mohon: S'është e vërtetë! Personat në fjalë janë tre sahanlëpirës, punojnë si nëpunës të bashkisë

Kryesia e FRD-së ka zgjedhur t’i bashkohet Erion Veliajt në fushatën e Tiranës, duke dalë hapur në mbështetje të PS-së. Drejtuesi politik i PS për Tiranën, Veliaj ka ndarë në rrjetet sociale fotot e takimit me Kryesinë e FRD-së, që vjen si refuzim së pari kundër koalicioni që Sali Shehu bëri me PD në zgjedhjet e 25 prillit por edhe qëndrim e tyre kundër dhunës nga Presidenti Meta dhe kryetari i FRD, Sali Shehu për të mbajtur të uzurpuara ambientet publike që janë pronë e Bashkisë së Tiranës.

“Me miqtë e FRD, - asaj qytetare me kulturë që nuk zapton! Kemi më shumë gjëra që na bashkojnë se ato që na ndajnë, ndaj bashkë për më shumë punë se s’ka kohë për pushim”, shkruan Veliaj.

Postimi i Erion Veliajt

Firmosja e Sali Shehut për të bërë koalicion me PD në zgjedhjet e 25 prillit, solli dorëheqjen e kreut të saj Bamir Topi nga FRD një ditë më pas dhe largimin e kryesisë së saj. Kjo pasi Shehu firmosi koalicion me PD-në pa vullnetin e FRD. Por edhe dhuna që presidenti Ilir Meta së bashku me Sali Shehu shkaktuan për mos lirimin e zyrave të FRD-së, pasi Bashkia Tiranë kërkoi lirimin e tyre pasi kontrata kishte përfunduar dhe se ato janë pronë e bashkisë, që po mbaheshin jo ligjërisht nga FRD.

Duket se të dyja këto kanë qenë arsye madhore që Sali Shehu të braktiset ‘në bllok’ nga e gjithë kryesia e partisë, e cila ka zgjedhur t'i bashkohet PS-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:36
Lajmi se i janë bashkuar Veliajt, FRD e mohon: Nuk është e vërtetë

1617194544_salishehu.jpg

Kryetari i FRD Sali Shehu ka reaguar ndaj lajmit se kryesia e FRD-së ka zgjedhur t’i bashkohet Erion Veliajt në fushatën e Tiranës.

Sipas njoftimit të zyrës së FRD lajmi është i pavërtetë dhe se personat që janë bashkuar me Veliajn sipas tyre punojnë si nëpunës të bashkisë të inkuadruar në bashki nën petkun e FRD-së.

"Kryetari i FRD, z.Sali Shehu reagon ndaj lajmit të pavërtetë të shfaqur sot nga disa media. Se pari lajmet dhe njoftimet publike te FRD dalin nga zyra e shtypit dhe shtabi elektoral i Frymes se re Demokratike dhe jo nga zyra e Erjon Velise! Se dyti personat ne fjale jane tre sahanlëpirës, të cilët punojnë si nëpunës të bashkisë të inkuadruar në bashki nën petkun e FRD-së.

Këta personazhë pa identetit publik aq me pak politik, nuk përfaqësojnë dhe as nuk kanë përfaqësuar ndonjëherë FRD-në. Ky tetater i neveritshem eshte deshmi e qarte e krizes Velise dhe dhe sejmeneve te tij per humbjen e thelle qe i pret. Ftoj qytetarët e Tiranës dhe gjithe Shqiperise ti bashkohen uraganit te madh popullort ë  Aleancës për Ndryshim.” Data 26 Prill do te jete fillimi i fitores se madhe dhe dita e fundit e Velise ne zyren e tij", thuhet në njoftim.

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptari: 31/03/2021 14:12

    TURP!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja