Bashkia u kërkon të lirojnë zyrat! Sherr dhe përplasje fizike te FRD, Meta kërcënon policët: Do ju çoj në burg me duart e mia, do përfundoni nën këpucët e shqiptarëve! VIDEO nga përleshja

TIRANË- Presidenti Ilir Meta është përfshirë në një rast të paprecedent, duke u përplasur me Policinë Bashkiake, e duke hyrë me forcë në zyrat e FRD-së. Kjo sepse sipas Metës, kërkesa e Bashkisë që FRD-ja të lirojë zyrat është me prapavijë politike. Meta është përballur fizikisht me policët dhe zyrtarin e Bashkisë, madje edhe i ka kërcënuar ato duke i thënë që “të largohen ose do i çojë në burg me duart e tij”. Report Tv sjell video nga “përleshja” e Metës, i shoqëruar nga shefi i kabinetit të Presidencës, Edmond Panariti. Kreu i shtetit ka degjeneruar në një sjellje aspak të hijshme për një president për të mbrojtur zyrat e FRD-së, në një kohë kur vetë Sali Shehu përpiqet në një moment që ta qetësojë.

"Dilni përjashta se do ju çoj në burg me duart e mia”, dëgjohet të thotë Meta në video

'Përjashta, përjashta...maskara, legen", dëgjohet Meta teksa u thotë punonjësve të Bashkisë së Tiranës në një tjetër video. 

Hyrja me forcë në godinë dhe përplasja do të kishte përfunduar ndoshta edhe me të lënduar, nëse kamerat dhe gazetarja e Report Tv Daniela Maloku, nuk do te ishin brenda selisë së FRD-së, siç është ky moment kur presidenti dhe truproja e tij sulmojnë zyrtarin e bashkisë së Tiranës.

Pas përplasjes së turpshme ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila kryeson koalicionin opozitar ku bën pjesë edhe partia e Sali Shehut tashmë. PD thotë se përdorimi i forcës policore kundër një partie është tregues se Rama është kundërshtar i lirisë.

Pak para momenteve të dhunshme, drejtuesi i FRD Shehu po fliste për atë që ndodhi kur policia Bashkiake u ka ndaluar hyrjen në këtë godinë

Nga zyrat e bashkisë ka ardhur një shkresë e pafirmosur, e pavulosur në mënyrë joinstitucionale, e cila bën fjalë për lirimin e ambienteve që disponon Fryma e Re Demokratike që nga muaji Prill 2016. Fryma e Re Demokratike e quan si provokim të rëndë që bien ndesh flagrant me ligjin mbi patitë politike.  Aq më keq tentativat e neveritshme për të fikur dritat si dhe përdorimi i policisë bashkiake, e cila paguhet me taskat e shtetit shqiptar për të ndaluar anëtarët e partisë Fryma e Re Demokratike të ngjiten në selinë e tyre, janë të papranueshme, thellësisht politike dhe mjaft të rrezikshme në këtë prag zgjedhjesh. Zoti Kryetar, ju bëjmë me dije që ne jemi në të drejtën tonë, të drejtë të cilën na e garanton ligji mbi partitë politike, neni 22, pika b, paragrafi 2 të cilën e citojmë “Partitë parlamentare pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore.

Këtë të drejtë e ka edhe partia politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qënë mbi 1 përqind në shkallë vendi”, tha ai. 

Por si qëndron e vërteta? Bashkia e Tiranës ka kërkuar që Fryma e Re Demokratike, duke zbatuar ligjin për 'partitë politike'. Sipas këtij ligji Bashkia e Tiranës ka detyrimin që t'i japë ambiente për zyra partive politike që kanë përfaqësim në Kuvend apo kanë në përbërje një ish-President. 

Sipas nenit 22, pika b, të këtij ligji  “partitë parlamentare pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore. Këtë të drejtë e ka edhe partia politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1 për qind në shkallë vendi".Me ikjen e Bamir Topit FRD nuk plotëson asnjë nga kushtet e mësipërme, pasi tashmë nuk ka as deputet dhe as Presidentin. Bashkia nuk ka më asnjë detyrim t' ofrojë zyra. 

FRD nuk është parti me perfaqesim parlamentar dhe nuk ka as 1% të mesatares së votave në tre zgjedhjet e fundit. Ligji nuk e ngarkon bashkinë ë Tiranës të sigurojë seli për partite që nuk permbushin këto pika të ligjit. Bashkia e Tiranes ka vepruar njësoj edhe me parti të tjera si PDS e Paskal Milos, apo Demokristianët e Zef Bushatit, në momentin që nuk kanë përfaqësim në parlament. FRD është njoftuar sipas ligjit, disa ditë përpara dhe i është lënë koha e nevojshme për tëe marrë masat dhe lirimin e godinës.

Njoftimi i Bashkisë së Tiranës

 

 

 

Deklarata e Sali Shehit

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:29
Sali Shehu thirrje Veliajt: Urdhëroni menjëherë ndalimin e kësaj marrëzie provokuese

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu, me anë të një letre zyrtare drejtuar qeverisë, kreut të bashkisë, dhe presidentit thekson se tentativa për t’i nxjerrë jashtë nga zyra, është provokim i rëndë dhe i jashtëligjshëm.

Shehu nga ana tjetër i bën thirrje bashkisë që të urdhërojnë ndalimin e kësaj marrëzie provokuese që bie ndesh me frymën e bashkëpunimit politik që duhet të ketë vendi në prag të zgjedhjeve pasi ky është një nga kushtet e integrimit të Shqipërisë dhe është vendosur në rezolutën e BE-së.

‘Nga zyrat e Bashkisë Tiranë ka ardhur një shkresë e pafirmosur, e pavulosur në mënyrë jo institucionale, e cila bën fjalë për lirimin e ambiente që disponon FRD që nga muaji prill 2016. Fryma e Re Demokartike e quan si provokim të rëndë që bien ndesh flagrant me ligjin mbi partitë politike. Aq më keq tentativat e neveritshme për të fikur dritat si dhe përdorimi i policisë bashkiake, e cila paguhet nga taksat e shtetit shqiptar për të ndaluar, antarët e partisë së Frymës së Re Demokratike, të ngjiten në selinë e tyre, janë të papranueshme , thellësisht politike, dhe mjaft të rrezikshme në këtë prag zgjedhjesh. Zoti, Kryetar, ju bëjmë me dije që ne jemi në të drejtën tonë, të drejtë të cilën na e siguron ligji mbi Partitë Politike, neni 22, pika b, paragrafi 2 të cilën e citojmë ‘Partitë Politike pajisen me ndërtesë, për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore; Këtë të drejtë e ka dhe parti politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1 përqind në shkallë vendi’. Zoti Veliaj, FRD nuk mund ta besojë se këto veprime janë urdhëruar nga ju, prandaj duhet menjëherë që të urdhëroni ndalimin e kësaj marrëzie provokuese që bie ndesh me frymën e bashkëpunimit politik që duhet të ketë vendi në prag të zgjedhjeve pasi ky është një nga kushtet e integrimit të Shqipërisë dhe është vendosur në rezolutën e BE-së. Kërkojmë në mënyrë urgjente ndërhyrjen tuaj të menjëhershme për të ndalur këtë akt të paprecedentë, të paligjshëm, dhe thellësisht politik.’- thuhet në letrën e Shehut.

Ora 17:05
FOTOT/ Si i liruan qetësisht ambientet në pronësi të bashkisë partia e Paskal Milos dhe e Ekrem Spahisë, për FRD pati përplasje

Ngjarja që ndodhi sot në hyrje të godinës në pronësi të Bashkisë së Tiranës, ku ndodhen edhe zyrat e Agjencisë së Konsumatorit, nuk ka ndodhur në asnjë rast të mëparshëm kur partive të tjera politike, si Demokracia Sociale e Paskal Milos apo Partia e Legalitetit e Ekrem Spahisë, u është kërkuar të lirojnë ambientet.

Në një shkresë të datës 28 tetor 2020, Bashkia e Tiranës u është drejtuar edhe Paskal Milos, edhe Ekrem Spahisë, që të lirojnë zyrat në godinën e njohur si “7 katëshi” në Bulevardin Zogu I, pasi godina në fjalë është në pronësi të bashkisë. Të dyja këto parti, pa përfaqësim në Kuvendin e Shqipërisë, i liruan ato qetësisht, pa bujë dhe pa hasur në ndonjë rezistencë, konform ligjit.

Ora 16:41
Zbulohet dokumenti me firmën e Sali Berishës/ Godina ku qëndron FRD-ja është në pronësi të Bashkisë së Tiranës

Godina në të cilën Fryma e Re Demokratike ka selinë e saj është në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Ajo i ka kaluar në pronësi të bashkisë në vitin 28.8.2013 me anë të një VKM-je të miratuar nga vetë ish kryeministri Sali Berisha. 

Që prej atij viti ndërtesa, që është në pronësi të Bashkisë së Tiranës, përdoret nga kjo e fundit për të ofruar një sërë shërbimesh ndaj qytetarëve. Në këtë godinë, ndodhen zyrat e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit (AMK), disa sektorë të burimeve njerëzore, si dhe disa zyra të drejtorisë juridike.

Në katin e tretë të saj ishin dhe zyrat e FRD-së, e cila duhet t’i lirojë ato për shkak se kjo parti nuk ka më përfaqësim në Parlament. Ligji për partitë politike përcakton qartë se bashkitë duhet t’u sigurojnë seli vetëm partive politike që kanë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë rast, FRD-ja nuk e plotëson këtë kusht, prandaj duhet të lirojë zyrat në katin e tretë të godinës.

 Vendimi i Sali Berishës për të kaluar në pronësi të Bashkisë së Tiranës ish-selinë e PD-së, ku ndodhet sot FRD

Ora 16:29
VIDEO/ 'Përjashta, përjashta maskarenj', plas gallata në rrjet me Ilir Metën

Presidenti Ilir Meta është përfshirë në një rast të paprecedent, duke u përplasur me Policinë Bashkiake, e duke hyrë me forcë në zyrat e FRD-së. Ngjarja ka ndodhur  pasi policia bashkiake ka shkuar për të liruar zyrat e FRD sipas ligjit, kjo nuk është pranuar nga presidenti Ilir Meta, i cili shpërtheu në një mënyrë të frikshëm që askush nuk e kishte parë ndonjëherë në sjelljen e një politikani.

'Përjashta, përjashta...maskara, legen", dëgjohet Meta teksa u thotë punonjësve të Bashkisë së Tiranës.

Kaq ka mjaftuar që pas videos të plas gallata dhe memet për Ilir Metën në rrjete sociale. Ja disa nga videot që po qarkullon në rrjetet sociale.

Ora 15:40
‘Roje objekti ditën, e pasdite President’ Mero Baze ironi me Metën: Çdo qytetar që sheh këto skena, zë radhë për të ikur në planetin Mars (VIDEO)

Analisti Mero Baze ka ironizuar veprimet e presidentit Ilir Meta ditën e sotme, teksa ka hyrë me dhunë në zyrën e FRD-së dhe ka nxjerrë jashtë efektivët e policisë.

Baze në një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, shkruan se me këtë skenë çdo qytetar i botës nëse i thua që ky nuk ka dal nga çmendina, por nga zyra e presidentit, zë radhë për të ikur nga planeti, për në mars.

‘Ky tipi që punon paradite roje objekti, e mbasdite president, ka shqetësim pse ikin njerëzit nga Shqipëria. Me këtë skenë çdo qytetar i botës nëse i thua që ky nuk ka dal nga çmendina, por nga zyra e Presidentit, zë radhë për të ikur edhe nga planeti, për në Mars!’- shkruan Baze.

Ora 15:22
Meta mobilizon edhe të birin në mbrojtje të FRD-së, bashkë dhe me militantë të tjerë të LSI mblidhen para selisë ku Presidenti u përlesh me policinë (PAMJET)

Pak orë pas përplasjes së presidentit Ilir Meta me efektivët e policisë bashkiake, të cilët i nxori jashtë nga zyra e FRD-së, para ambienteve të kësaj selie ka mbërritur edhe djali i presidentit.

Djali i presidentit, Besjan Meta, është parë së bashku me disa simpatizantë të LSI-së para selisë së FRD-së, duke mbështetur siç duket edhe kauzën e kreut të shtetit, por edhe të mamasë së tij.

Siç duket Presidenti Meta ka vendosur që të mobilizojë jo vetëm ish partinë e tij, të cilën aktualisht e drejton bashkëshortja e tij Kryemadhi, por edhe familjen në mbrojtje të FRD-së. 

1615561644_djalimetestefrpd1002.jpg

Djali Ilir Metës para selisë së FRD-së

Kujtojmë se ditën e sotme presidenti Ilir Meta është përfshirë në një rast të paprecedent, duke u përplasur me Policinë Bashkiake, e duke hyrë me forcë në zyrat e FRD-së. Kjo sepse sipas Metës, kërkesa e Bashkisë që FRD-ja të lirojë zyrat është me prapavijë politike.

Meta është përballur fizikisht me policët dhe zyrtarin e Bashkisë, madje edhe i ka kërcënuar ato duke i thënë që “të largohen ose do i çojë në burg me duart e tij”. Kreu i shtetit ka degjeneruar në një sjellje aspak të hijshme për një president për të mbrojtur zyrat e FRD-së, në një kohë kur vetë Sali Shehu përpiqet në një moment që ta qetësojë.

Ora 13:49
Përplasja te FRD, reagon Partia Demokratike: Rama është në panik, sulmi vetëm se doli në opozitë

1615549536_meta4.jpg

Pas përplasjes së turpshme sot në zyrat e FRD-së në Tiranë, ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila kryeson koalicionin opozitar ku bën pjesë edhe partia e Sali Shehut tashmë.

PD thotë se përdorimi i forcës policore kundër një partie është tregues se Rama është kundërshtar i lirisë.

"Partia Demokratike dënon aktin bruta, të urdhëruar nga Edi Rama kundër partisë Fryma e Re Demokratike. Përdorimi i forcës policore kundër një partie politike është treguesi më domethënës se Edi Rama është kundërshtar i lirisë dhe i demokracisë. Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia për arsyen e vetme se doli në opozitë dhe iu bashkua koalicionit të PD-së provon se Edi Rama është një një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe për qytetarët. Edi Rama po vepron në panik, pasi ai e kupton më mirë se kushdo që është i humbur. Në 25 prill , pushteti i tij autoritarist, shteti i tij policor do të marrë fund! Qytetarët do të votojnë për PD dhe koalicionin tonë për të sjellë ndryshimin", thuhet nw reagimin e PD-sw.

Ora 13:17
VIDEOLAJM/ 'Përjashta, përjashta..maskara, legena', Ilir Meta nuk përmbahet! Një President që nuk e keni parë kurrë

 

Një shpërthim si ky i një kryetari shtetit nuk është parë ndonjëherë. Në pamjet e mëposhtme shikoni se deri ku ka arritur të shkojë Ilir Meta me sjelljen e tij prej politikani.

'Përjashta, përjashta...maskara, legen", dëgjohet Meta teksa u thotë punonjësve të Bashkisë së Tiranës.

 

Ora 12:59
Çfarë ka ndodhur vërtet? Pse Bashkia Tiranë kërkon largimin e FRD-së nga zyrat, pas ikjes së Topit nuk ka më ish-Presidentin apo përfaqësim në Kuvend

Bashkia e Tiranës ka kërkuar që Fryma e Re Demokratike, duke zbatuar ligjin për 'partitë politike'. Sipas këtij ligji Bashkia e Tiranës ka detyrimin që t'i japë ambiente për zyra partive politike që kanë përfaqësim në Kuvend apo kanë në përbërje një ish-President. 

Sipas nenit 22, pika b, të këtij ligji  “partitë parlamentare pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore. Këtë të drejtë e ka edhe partia politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1 për qind në shkallë vendi".Me ikjen e Bamir Topit FRD nuk plotëson asnjë nga kushtet e mësipërme, pasi tashmë nuk ka as deputet dhe as Presidentin. Bashkia nuk ka më asnjë detyrim t' ofrojë zyra. 

FRD nuk është parti me perfaqesim parlamentar dhe nuk ka as 1% të mesatares së votave në tre zgjedhjet e fundit. Ligji nuk e ngarkon bashkinë ë Tiranës të sigurojë seli për partite që nuk permbushin këto pika të ligjit. Bashkia e Tiranes ka vepruar njësoj edhe me parti të tjera si PDS e Paskal Milos, apo Demokristianët e Zef Bushatit, në momentin që nuk kanë përfaqësim në parlament. FRD është njoftuar sipas ligjit, disa ditë përpara dhe i është lënë koha e nevojshme për tëe marrë masat dhe lirimin e godinës.

Ora 12:42
Ilir Meta kërcënon policët: Kujdes se përfundoni si policët Mubarakut

Kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj policisë së shtetit dhe asaj bashkiake kishte Presidenti Ilir Meta në deklaratën që bëri sot nga zyra e FRD-së.

"E konsideroj përpjekje për të realizuar grusht shteti, sepse t'i sjellësh një partie zyrtare, opozitare, menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD-në dhe partitë e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje t'i sjellësh një shkresë të tillë pa vulë, pa numër protokolli, e bërë me vrap për të dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht çdo forcë opozitare, duke keqpërodur bashkinë bandë padyshim që është tepër irrutuese. Është paralajmërim për të gjithë qytetarët shqiptarë. I bëj thirrje të gjithë opozitës që të zgjohet dhe të mos lejojë më asnjë prekje të rregullave të garës. Do të jetë vonë edhe për të jo vetëm për qytetarët në rast se do të tolerojë partinë bandë. Po i paralajmëroj edhe një herë policinë bashkiake dhe policinë e shtetit. Të mos përfundoni si policët e Mubarakut nën këpucët e popullit shqiptar", tha Meta.

Ora 12:30
Presidenti Ilir Meta përplaset me policinë, futet me forcë në zyrat e FRD: Dilni përjashtë ose do ju çoj në burg me duart e mia

 

Presidenti Ilir Meta përplaset me policisë, futet me forcë në zyrat e FRD.

"Dilni përjashtë ose do ju çoj në burg me duart e mia", dëgjohet Meta. 

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 25 prilli: 13/03/2021 08:28

    Eshte fytyra e vertete e politikes 30 vjecare shqiptare: PERLIGJIA E PALIGJSHMERISE ,QOFTE EDHE ME DHUNE. 1997 u shkaterrua Shqiperia,u vrane njerez ASNJE PERPARA LIGJIT.Gerdeci,u vrane njerez,ASNJE PERPARA LIGJIT.Vjedhje dhe korrupsion i dokumentuar me video,5 me zero PERPARA LIGJIT.21 Janar u vrane njerez ,ASNJE PERPARA LIGJIT. Ngjarja e djeshme eshte vazhdimesia 30 vjecare e politikes shqiptare dhe nje fragment qe i paraprin 25 prillit. GJYNAH FATKEQESIA VAZHDON........

    Përgjigju
  • Delinquenti: 13/03/2021 08:18

    Penalltine do ta gjuaj une TOPI ESHTE I IMI..... Po' topi hiku car penalltie do te gjuaj ky KENA PRESIDENT NE JO LLAFE DHE KERKOJME TE BEHENA SHTET DHE VENDOSIM RREGULLA.....Cudi pse largohen NJERZIT nga shqiperia ....ha ha ha

    Përgjigju
  • Iris: 13/03/2021 02:23

    Sa me shume afron dita e zgjedhjeve,aq me shume po nervozohen politikanet,aq me shume po ndizen gjakrat.Jam kurioze per tre gjera:1)-Partite kur marrin nje ndertese me qera,i paguajne shtetit qera? 2)-Prania e z.Meta ne ndertesen e FRD mu duk e cuditshme,pse kishte vajtur atje? 3)-Mos valle me shkrirjen graduale te LSI,z.Meta ia ka vene syrin FRD ? Gjithe ky reagim i tij mu duk i tepruar,qesharak dhe pa vend,aq me teper kur behet fjale per nje parti te dores se dyte,vertet ne opozite,por jo ne aleance direkte me LSI.

    Përgjigju
  • karabunara: 12/03/2021 22:01

    Harrove dashurine dhe qetesine! Husta. hahhah

    Përgjigju
  • Tirona: 12/03/2021 21:41

    Po bie ne hall te modh, se ky palo maskara president ka inkuaruar qiramaresit e mij kam dhene tre objekte me qira dhe dhe kontrata sapo i mbaroi dhe dua qe te largohen sepse nuk dua te rinovoj kontraten po Ata nuk duan te dalin nga objektet e mija duke me thene se kemi mbeshtetjen e Presidentit, pa leshu FRD zyrat qe ika mara me qera Bashkise as Ne nuk do ti leshojme obkeltet tuaja qe kemi mare me qira. Ju lutem organeve kompetente te shkojne te arestojne presidentin i cili ka prekur uniformat e policise si dhe te nxhirrni perjashta njerizit e FRD duke leshuar zyrat, se do te futemi me telashe me te medha me qiramarresit.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 12/03/2021 20:15

    Cfar komenti mund te besh per keto qe na shohin syte?????????????????? Injoranc e pa pare. As edhe nje I pa shkolluar sben veprime te tilla. A thua se eshte roje objekti.

    Përgjigju
  • Like: 12/03/2021 19:27

    E paska drogu mona surrat kali qe po perdor kete fjalor prej rrugaces ti o pseudo président injorante. Cfare imazhi jep ti more kokemadh ne medjat dhe te rinjve ne Shqiperi apo ju meson dhunen. Ti duhet te shkosh perpara drejtesise per shkelje te kushtetutes dhe ndersimin e popullit ne lufte civile. Burgu vetem per ty, mona surrat kakali,salqeni,lulken dhe gjithe ata qe kane vjedhur e shkaterruar Shqiperine dhe jo per ata qe bejne punen. SHQIPERIA e SHQIPETAREVE Presim botimin e komentit

    Përgjigju
  • JamKushJam: 12/03/2021 19:18

    hahahahhaha... edhe shkon Likja e aludon se duhet testi i shendeti mendor per te tjeret...hahahahahahaha

    Përgjigju
  • TTT: 12/03/2021 18:59

    Mire e ke o Like bajga kur nuk ta shkrehu polici karikatorin ne koke

    Përgjigju
  • AltinTop: 12/03/2021 18:29

    Ska shtet prandaj sillet keshtu... Eshte fiks imazhi i realitetit ne shqiperi... ligjin e ben i forti dhe policet ikin me vrap...

    Përgjigju
  • meri: 12/03/2021 17:45

    Turp.......Presidenti perdor dhunen ne vend te llogjikes,kjo eshte kultura 30 vjeçare e kesaj klase politike.Edhe z.SHehu ,pse kerkon te mbaje me dhune nji objekte qe nuk i takon ? Keta nuk njohin ligj,keta njohin vetem force dhe dhune.

    Përgjigju
    • Beti: 12/03/2021 21:37

      Halli eshte Tirona qe cfaredo qofte qellimi eshte ne rregull me ligjin. Presidenti nuk qendron mbi ligjin me grushta dhe banalitet

    • Kistra: 12/03/2021 19:56

      O Tirona, Bamirit i takonte zyra ne baze te ligjit pasi ja mundesonte statusi i ish Presidentit. Kaq e thjeshte eshte!

    • Lala: 12/03/2021 19:41

      O tirona deri diku ke te drejt.veprimi bie ne sy per keq.ama our ishte bamiri ishin ne rregull se ligji thon kur kan 1 deputet ose ish deputet.iku bamiri no more deputet ose ish deputet.puna sent se bie ne sy keq sepse Jan zghedhje e keta Jan opozitar.

    • Tirona: 12/03/2021 18:30

      Meri je shume e sakt për dhunën...po kur bashkia nuk respekton marveshjen dhe nuk zbaton ligjin cfarë ngelet me be ne kohe fushate për partin FRD...Se sa ishte Topi kryetar ishte marveshja me bashkin e rregullt, kurse tani qe partin e mori z.Shehu ka mbaruar kontrata haha ... shumë qesharake... po keshtu eshte kur ka zgjedhje... po sistemi drejtesis ku eshte ne keto raste .... Prokuroria

  • tirona: 12/03/2021 17:02

    Fshati gallat

    Përgjigju
  • Ardian: 12/03/2021 16:50

    O like... te ka ardh fundi e kupton apo jo.. do te dergoj nje pule nga fshati ose nga skrapari.. le ta there mona meqe i vjen ndoresh per te gatuar, dhe ti shikoje si perpelitet ,, tamam si ty. Me nje ndryshim ama ,, pula ne kusi ti ne burg....

    Përgjigju
  • Bababuli: 12/03/2021 16:49

    O akrep kanalesh të ujrave të zeza president e quan ti RRUGAÇIN ilir kak meta ? Një hajdut me bllok në dor që e pa gjith Shqipria. E po të bëjn gjith Shqiptarët si partia koti FRD duhet shteti zi japi zyra o tyt topi akrep plehu.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 12/03/2021 16:32

    Mjer populli ke ka në krye të shtetitnje president rrugaç, hajdut, mafioz i degraduar familjarisht...

    Përgjigju
  • Fuat: 12/03/2021 16:32

    Ceshte ajo shkrese ashtu si leter bakalli pa vule institucioni. Skandali aty fillon

    Përgjigju
  • Anomas: 12/03/2021 16:03

    Fix fare....po thone pastaj pse ikin shqiptaret...po ja rihet ne nje vend me nje president si ky?

    Përgjigju
  • Akrepi: 12/03/2021 15:52

    Mos krijoni situata te peshtira . Terhiquni nga marrezi te organizuara politikisht . Nuk mund te nxjerresh nje parti sado e vogel qoft ne rruge , duhet dhene nje afat i caktuar kohor , te largohen , ne rast se zyrat jane te Bashkise . Per faktin , mir beni qe perplaseni sepse ju jeni shkaketaret e fatkeqesise se ketij populli . Ju duhet ti paguani poshtersite qe stisni , ne emer te popullit . Keto veprimtari nukse jane ne emer te popullit , jane ne emrin e peshtir tuajin , dhe qelbesireve qe u lepijne kepucet .

    Përgjigju
  • undheti: 12/03/2021 14:08

    o zot i math...po kete keminpresident no o....o ro...pt..ku ti kesh o zoti prezident

    Përgjigju
  • No comment: 12/03/2021 14:08

    Turp.

    Përgjigju
  • nino: 12/03/2021 13:08

    sa turp.... e quan veten president

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim