Kryesimi i Partizanit zgjat fare pak
Skënderbeu mund Tiranën me autogol

Kryesimi i Partizanit zgjat fare pak<br />Skënderbeu mund Tiranën me autogol
Edhe pse mes kushteve të vështira atmosferike, Skënderbeu tregon “dhëmbët” në “Selman Stermasi” ndaj Tiranës dhe rimerr kryesimin e Super Ligës.
 
Fitorja minimale 1:0 është një sukses me shumë peshë, ndërsa në distancë, “ujqërit e dëborës” i japin një mesazh ndjekësve të tyre më të afërt, të kuqve të Partizanit.
 
Korçarët i janë falur autogolit të mbrojtësit të bardhebluve Hoxhallari në minutën e 83′ të takimit.
 
Në stadiumin e përmbytur vetëm disa orë përpara sfidës ndaj Tiranës dhe pikëpyetjeve të shumta për organizimin e kësaj sfide, djemtë e Mirel Josës treguan forcë karakteri me një 90 minutësh ku treguan se jo rastësisht vazhdojnë të kryesojnë klasifikimin e Kategorisë Superiore. 

Ndërkohë në takimin e luajtur në mesditë, falë një goli në minutën e tretë shtesë të ndeshjes, Partizani ka fituar 1-0 ndaj Kukësit, duke kaluar përkohësisht vendin e parë 

partizani

Në një ndeshje ku u duk se të kuqtë edhe mund të humbnin, pasi luajtë për shumë minuta me 10 lojtarë arritën një fitore madhështore që i mban pranë ëndrrës për fitimin e titullit.

Në minutën e 44-t portiere Alban Hoxha doli me karton të kuq nga loja se shkaktoi penallti, por për fatin ekryeqaytetasve, portiere rezerv Dashamir Xhika hyri i “ngrohtë” dhe ka pritur 11-metërshin e goditur nga Izair Emini.

Në 85’ forcat në fushë janë barazuar sepse edhe Kukësi mbeti me 10 lojtarë pasi doli me karton të kuq Lladrovci.

Partizani këmbëngul në minutat e fundit për golin e fitores që e arriti me një perlë nga Xhevahir Sukaj në minutën e tretë shtesë.

Fitore mjaft e rëndësishme për skuadrën e drejtuar nga italiani Agostinelli që tani po sheh ëndrra titulli, sepse me 67 pikë është një pikë më shumë se Skënderbeu që luan në 19.00 përballë Tiranës në kryqytet.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit

Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit