Kryesuesi i Komitetit ushtarak i NATO-s, gjeneral Knud Bartels, do të nisë sot një vizitë zyrtare në Maqedoni, ku do të pritet me nderime të larta ushtarake, nga shefi i Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), gjeneral-nënkoloneli Goranço Koteski.
Sipas KosovaPress, gjenerali Bartels do të takohet me ministrin e Mbrojtjes, Zoran Jolevski, ndërsa nesër do të pritet edhe nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki.
Gjatë vizitës, kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s do të mbajë ligjëratë në Akademinë ushtarake "Mihailo Apostollski" në Shkup, ndërsa do të vendosë edhe kurorë me lule të freskëta para përmendores "Heronjtë e rënë për Maqedoninë".
Krahas avancimit të bashkëpunimit të mëtejshëm me NATO-n, në takimin me delegacionin nga NATO, njofton Ministria e Mbrojtjes së Shkupit, do të bisedohet për realizimin e planit aksional për anëtarësim në NATO, implementimin e qëllimeve partnere, si dhe për pjesëmarrjen e ARM-së në misionet e kryesuara nga NATO
ATSH
/Shqiptarja.com