Kandidati i LSI për Qarkun e Korçës, Endrit Braimllari ka postuar një video nga Kolonja, teksa shihet me disa të rinj kolonjarë, të cilët do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit.
Braimllari shprehet se këta të rinj do të votojnë LSI-në më 25 prill, sepse LSI është partia e të rinjve që e duan vendin dhe se më 25 prill do të hapen vende të reja pune, duke rikthyer shpresën tek ta.
"Përshëndetje nga Kolonja. Votuesit për herë të parë votojnë LSI. LSI partia e të rinjve që e duan vendin. Me 25 prill hapim vende të reja pune kthejmë shpresën tek të rinjtë", shkruan Braimllari.