Jetojnë, punojnë dhe marrin para nga Republika e Kosovës. Mirëpo, edhe më tutje aplikojnë dhe mbrojnë interesat e shtetit serb brenda Kosovës.
Janë këta kryetarët e rinj të komunave serbe në veri, por edhe ata në brendi të vendit (Novobërdë, Shtërpcë, Ranillug, Kllokot, Partesh), të cilët në zgjedhjet e fundit fituan me përkrahjen e fuqishme të shtetit serb.
Të gjithë këta thuajse pa bërë fushatë fare fituan mandatin për të qeverisur komunat në katër vitet e ardhshme, pasi që ata morën votat jo gjithkund me dëshirën e elektoratit, por me presione e shantazhe të orkestruara dhe të zbatuara në praktikë nga MUP-i serb.
Mirëpo, edhe pas përfundimit të zgjedhjeve, ata po vazhdojnë me avazin e vjetër, ndërkaq institucionet e vendit po qëndrojnë si spektatorë karshi veprimeve të tyre që thuajse asnjëherë nuk janë legale.
Të gjithë kryetarët e komunave serbe kanë shkelur dhe po shkelin me dy këmbë të gjitha rregullat që parashihen pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Madje ata edhe më tutje komunat që do t’i qeverisin në vitet në vijim po i konsiderojnë si pjesë të pandashme të shtetit serb.
Së fundi ata kanë paralajmëruar se nuk do të betohen në bazë të rregullave që janë të parapara me ligj, e të cilin e mbikëqyr Ministra e Pushtetit Lokal (MPL).
Kjo e fundit kur bëhet fjalë për serbët gjithmonë i mbyll sytë, dhe pikërisht është kjo ministri që njerëzit në vend po i trajton në vija etnike, e jo të barabartë ashtu siç parashihet më Kushtetutën e vendit.
Nëse kryetarët serbë janë të lindur dhe të rritur në vend dhe përfaqësojnë qytetarët e një komune, ta zëmë ata të Novobërdës, atëherë kryetari duhet të jetë i barabartë më të gjithë qytetarët që jetojnë në të pa i shikuar ata në vija etnike.
MPL-ja në asnjë mënyrë nuk duhet t’i lejojë serbët që të shkelin ligjet në rast të betimit dhe nëse ndodh një gjë e tillë atëherë në mënyrë automatike komunat serbe po krijojnë asociacionin, apo thënë më qartë mini-republikën serbe në Kosovë, të cilët llogari i japin vetëm shtetit serb, e ndërkaq paratë i marrin nga ai i yni.
Por, në ditët në vijim situata mund të rëndohet edhe më tej në vend nga krijimi i mundshëm i komunave të reja serbe në Kosovë, siç është përmendur gjatë fushatës ajo në komunën e Gorës e ku lista serbe ka fituar një numër të konsiderueshëm të votave.
Aktualisht në vendin tonë janë 9 komuna serbe, një më pak se Partia Demokratike e Kosovës. Mirëpo, nëse vazhdon ky trend në zgjedhjet e ardhshme lokale, që do të mbahen pas katër vitesh, ekziston mundësia reale që serbët të jenë të parët në vend me numër të komunave që ata i drejtojnë dhe për veprimet e tyre ata i japin llogari Prishtinës e jo Beogradit.
Lejimi i aplikimit të standardeve të dyfishta në mënyrë automatike dëmton rëndë imazhin e institucioneve të Kosovës, por edhe krijon pretekst për akuza dhe probleme të mundshme ndëretnike në vend.
Andaj MPL-ja të gjithë kryetarët e komunave të reja të Kosovës, të cilat u zgjodhën me vota të popullit, duhet t’i trajtojë njësoj, me ligje dhe rregullore të njëjta.
Në këtë rast MPL-ja pse po mundet po i zbaton në përpikëri rregulloret e ligjet për kryetarët shqiptarë. E në anën tjetër t’i amnistojë ata serbë, të cilët në vazhdimësi kanë injoruar dhe po injorojnë institucionet e Republikës së Kosovës.
/Shqiptarja.com