Kryetari i bashkisë Përmet, Jaçe
kërcënohet me kaçavidë
Ngjarja mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit. Një 44 vjeçar, ish shofer në administratën e bashkisë i ka dalë përpara me një kaçavidë duke e kanosur e ofenduar në publik. Policia arreston autorin. Ishte i dehur.
PERMET - Kryetari i bashkisë së Përmetit, Gilbert Jaçe është kërcënuar me kaçavidë nga një ish punonjës i tij. Ngjarja është shënuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 mu në qendër të qytetit, ndërsa policia e bëri publike sot në mëngjes.
Sipas njoftimit për shtyp të policisë mësohet se “mbrëmjen e djeshme, (9 nëntor) rreth orës 19.30, në momentin që kryetari i bashkisë Përmet Gilbert Jaçe ka dalë nga një lokal ku pinte kafe , Nesti Janku, po banor i Përmetit, pasi kishte konsumuar edhe alkool i ka dalë përpara me një kaçavidë duke e kanosur , fyer e ofenduar në publik për shkak të detyrës.”
AUTORI, KISHTE PUNUAR SI SHOFER NË BASHKISipas policisë “44 vjeçari ka qenë shofer i administratës së bashkisë Përmet dhe para dy muajsh ishte hequr nga puna , dhe për këtë arsye ky shtetas gjatë këtyre dy muajve , disa herë ka fyer dhe ofenduar kryetarin e bashkisë Përmet , por kryetari i bashkisë nuk e kishte denoncuar më parë në polici këtë fakt.”
ARRESTIMI NE FLAGRANCË Në shëtitore është gjendur një punonjës policie i komisariatit të Policisë Përmet i cili ka ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar 44 vjeçarin, por ky shtetas ka fyer dhe kundërshtuar me dhunë edhe punonjësin e policisë.
Në vendngjarje kanë mbërritur Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Përmet që kanë bërë shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Nesti Jankun.
Janku është arrestuar në flagrancë nën akuzën e “ Kanosje për shkak të detyrës”, Fyerje për shkak të detyrës” si dhe Kundërsjhtim të punonjësit të policisë “, vepra këto të parashikuara nga nenet 236, 238 e 239 të Kodit Penal. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.1%
-
Jo
41.2%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 51
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq/ Ja si paraqitet situata në gjithë vendin, kush janë rrugët e bllokuara
13 Janar, 10:36
-
Atentati në Tiranë, Report Tv në vendin ku ndodhi vrasja e pronarit të mobilieriës 'Ferdinand': Në rrugë ka ende copa xhamash të makinës së viktimës
13 Janar, 10:35
-
Pamjet mbresëlënëse, Parku i Drilonit nën petkun e dëborës
13 Janar, 10:31
-
Moti i keq/ Forcat e Armatosura transportojnë fëmijën e sëmurë nga një fshat i Bulqizës drejt spitalit
13 Janar, 10:22
-
VIDEOLAJM/ Përmbytje në Vlorë, Ushtria në ndihmë për heqjen e ujit
13 Janar, 10:15
-
Edison Ypi: Shitu
13 Janar, 10:08
-
Moti i keq/ Në Korçë 893 abonentë pa energji! Pala greke ndalon hyrjen e kamionave dhe autobuzëve në Kapshticë
13 Janar, 09:52
-
Moti i keq/ Vijon i mbyllur prej borës Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit! Aksi rrugor Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë
13 Janar, 09:35
-
Moti i keq në Lushnjë/ Qindra hektarë tokë bujqësore nën pushtetin e ujit
13 Janar, 09:32
-
Moti i keq/ Autoritetet thirrje banorëve pranë lumit të Vjosës në Fier: Rrini në gatishmëri nëse do ketë prurje të larta
13 Janar, 09:21
-
Zjarret në Los Anxhelos, numri i viktimave shkon në 24! Autoritetet: Situata mund të përkeqësohet nga era e fortë
13 Janar, 09:20
-
Atentati në Tiranë, foto e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, pronar i mobilierisë 'Ferdinand'
13 Janar, 09:19