KUKËS-Safet Gjici është kryetari i ri që mori bashkinë e Kukësit për 4 vitet e ardhshme. Ditën e djeshme në ambientet e prefekturës është bërë betimi, ku ka ndodhur dicka e papritur.

Në momentin kur po bënte betimin Gjici pyet pjesëmarrësit nëse duhej të ngrihej në këmbë dhe ka qëndruar në karrige derisa ata i dhanë miratimin.

Salla shpërthen në të qeshura me momentin e sikletshëm të kryetarit të ri.