Ish-kryebashkiaku i Kukësit kërkon lirinë për shkak të sëmundjes, Gjykata e Elbasanit vendos ekspertim mjeko-ligjor për Safet Gjicin! Ja kur mbahet seanca tjetër

Ish-kryebashkiaku i Kukësit kërkon lirinë për shkak të sëmundjes, Gjykata e Elbasanit vendos ekspertim mjeko-ligjor për Safet Gjicin! Ja kur mbahet seanca tjetër

Safet Gjici

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar nga burgu për arsye shëndetësore.

Por megjithatë seanca e nisur në orën 10:00, u ndërpre pasi gjyqtarja deklaroi se ka pasaktësi në dokumentacion për vendndodhjen. Gjici ndodhet në burgun e Kosovës së Madhe, në Lushnjë. Ndërkohë sipas Gjykatës, në bazë të shkresave zyrtare, Safet Gjici rezulton se ndodhet në Durrës.

Pas saktësimeve, seanca rinisi pasdite. Avokatët mbështetën kërkesën e tyre në nenin 59/a pika c e Kodit Penal sipas të cilit, për dënime të mbetura nën dy vite mund të lejohet qëndrimi në shtëpi për shkaqe shëndetësore. 

Pak më parë (rreth orës 14:00), ka përfunduar edhe seanca gjyqësore për kërkesën e depozituar nga ish-kryebashkiaku i dënuar i Kukësit, Safet Gjici, në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan.

Pala mbrojtëse ka pretenduar sot (14 Tetor) se Gjici deri më tani ka kryer 2 vite burgim, nga 3 vite totale, ku pjesën e mbetur të dënimit kërkohet që ta kryejë në banesën e tij.

Arsyeja mbetet ajo shëndetësore, ku ish-kryebashkiaku, për shkak dhe të gjendjes së tij të rënduar psikologjike, është rënduar dhe aktualisht është diagnostikuar me zgjerim të aortës, probleme kadiovaskulare dhe diabet, një sëmundje ku i dënuari ka marrë mjekim dhe më parë, duke ju referuar dhe kartelave mjekësore, teksa stafi mjekësor i IEVP Lushnjë nuk mund t’ja japë në format e duhura.

Lidhur me këtë situatë, Gjykata ka kërkuar ekspertimin mjeko-ligjor për të vërtetuar sëmundjen e të dënuarit Gjici, duke marrë kartelat e tij para se të dënohej, në kohën e paraburgimit dhe në momentin kur ka qenë në IEVP Lushnjë. Gjithashtu gjykata ka kërkuar nga IEVP Lushnjë të shkruajë edhe një herë dinamikën e të dënuarit Gjici, me qëllim informacion më të saktë.

Prokuroria gjithashtu ka pranuar kërkesat e mbrojtjes, duke cituar përmbledhjen e sa më shumë informacioneve, lidhur me gjendjen e tij të rënduar shëndetësore, duke u shoqëruar me raporte shkencore.

Për t’u pajisur me këto prova, gjyqtarja Suela Lika ka vendosur që seanca e radhës të mbahet më datë 11 Nëntor 2024, në orën 13:00.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit është dënuar me formë të prerë me 3 vite burgim, për “korrupsion pasiv”, pas skandalit seksual në zyrën e tij, i publikuar më shumë se një vit më parë.

Për çfarë akuzohet dhe përse u burgos ish kryebashkiaku i Kukësit?

Safet Gjici u arrestua më 24 qershor të vitit 2023, pas video-skandalit të regjistruar në zyrën e tij ku ai kryen marrëdhënie intime me një grua (Akma K).

Fillimisht më 7 shkurt të 2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e dënoi Gjicin me dy vite burg. Por më 24 qershor të këtij viti Gykata e Posaçme e Apelit e hodhi poshtë vendimin e shkallës së parë për Safet Gjicin, dhe e dënoi përfundimisht me 4 vite e 6 muaj burg. Gjithashtu Gjicit iu hoq edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Më 11 shtator të muajit të kaluar Gjici la qelinë për shkak të gjendjes shëndetësore. Burime për Report Tv informuan se ai u shtrua në një spital privat në Tiranë për shkak se vuante nga një sëmundje e rëndë. Ndërkohë diagnoza e sëmundjes nuk u bë publike.

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Spiro: 14/10/2024 15:03

    Si qen ta kryej denimin!dhe drejtësia të mos ndikohet nga shteti.Ka shum të burgosur që janë të sëmurë,dhe nuk i nxjerr kush nga burgu.

    Përgjigju
  • veri: 14/10/2024 13:11

    Ky u dënua kot ra pre i një kurthi të ndyrë nga rivali i PD sepse kjo është parti e BABALES...në atë lloj kurthi shum nga këta që hiqen si të ndershëm do ta kishin bërë,shumica e politikanëve katundarë kanë lënë gratë dhe merren me kurva politike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë