Kryetari i Dumës ruse, Vjacheslav Volodin, është vënë në qendër të kritikave pasi, në një bisedë me presidentin Vladimir Putin, ka rrëfyer si fakt një histori plotësisht të rreme për një “ministër të korruptuar të inteligjencës artificiale” në Evropë.
Volodin pretendoi se në një vend të Bashkimit Evropian një AI i emëruar si ministër ishte “kapur duke marrë ryshfet” dhe kishte “përvetësuar fonde”.
Ngjarja që ai përshkroi rezultoi të ishte një rreng i qarkulluar për disa ditë në internetin rus.
Në versionin origjinal, thuhej se në Shqipëri – e cila nuk është pjesë e BE-së – një “ministre” e inteligjencës artificiale me emrin “Diella” ishte shkarkuar pasi kishte marrë një ryshfet prej 14 bitcoin gjatë një tenderi për ndërtimin e një autostrade.
Burimi i lajmit ishte platforma satirike kroate Newsbar, e ngjashme me faqen ruse të humorit politik Panorama, që publikon qëllimisht lajme fiktive.
Megjithatë, Volodin jo vetëm që ia transmetoi Putinit këtë histori si shembull real të “korrupsionit të AI-së”, por publikoi edhe videon e bisedës në kanalin e tij në Telegram me mbishkrimin: “Në Bashkimin Evropian, një AI i emëruar si ministër ka përvetësuar fonde”./Dailypost
Komente











Duan te ulin BE duke e tallur, dhe si ta bejme, hajt ta tallim me idiotesine e kryeministrit tone Diella e cila eshte trashur si shaka e sben me askend per te qeshur. Emeron nje algoritem si minister per te bere show duke ulur njekohesisht ne maksimum dinjitetin e njerzve te mbetur te ketij vendi te cilet jo vetem qe nuk aspirojne dot kurre per te patur mireqenien e nje ministri app deputeti por as ne nivelet e sekretareve te thjeshta te cilave u vjedhin jevgat pastruese 700 mije euro. Turp per ne si komb qe nuk arrijme dot te shohim realitetin, se te gjithe ne boten e zhvilluar na shohin si majmune pijanece delirant qe ndosim e bertasim e qeshim dhe mbetemi me ijnorantet ne Evrope.
Përgjigju