Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, uron kryeparlamentarin e ri të Malit të Zi, Aleksa Bečić

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, uron kryeparlamentarin e ri të Malit të Zi, Aleksa Bečić

Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Aleksa Bečić, me rastin e zgjedhjes Kryetar i Parlamentit të Malit të Zi.

“Me rastin e zgjedhjes Tuaj në detyrën e lartë të Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Malit të Zi, Ju dërgoj urimet e mia më të përzemërta për suksese në këtë mision të nderuar. Shqipëria e konsideron Malin e Zi një vend fqinj, mik, aleat dhe partner në NATO e në rajon dhe vlerëson rolin dhe kontributin e vendit Tuaj në zhvillimin, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon e më gjerë. Shpreh gjithashtu bindjen se bashkëpunimi i suksesshëm midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Malit të Zi do të vijë duke u fuqizuar  dhe kam kënaqësinë t’Ju ftoj për një vizitë në Tiranë, në një kohë të përshtatshme për ju.”, - shkruan në urimin e tij  Ruçi

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rënia e regjimit të Assad, Hasani: Kemi plane konkrete për riatdhesimin e shqiptarëve nga Siria

Rënia e regjimit të Assad, Hasani: Kemi plane konkrete për riatdhesimin e shqiptarëve nga Siria