Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot në një takim kortezie Koordinatorin Rezident të OKB, njëkohësisht Përfaqësues i PNUD në Shqipëri, z. Brian Williams të cilin e uroi për detyrën e re dhe e siguroi për mbështetjen e pakursyer të Kuvendit në aktivitetin e OKB në vendin tonë.
Z. Meta pasi vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me organizatat ndryshme të OKB, vuri në dukje se Shqipëria, si vend anëtar, është krenare për kontributin e saj si vend pilot në zbatimin e programit “NJË OKB”, si një projekt që i shërben procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.
Gjithashtu, z. Meta vlerësoi Konferencën e fundit globale COP21 në Paris dhe vuri në dukje se Shqipëria do të japë kontributin e saj maksimal në mbështetje të përpjekjeve globale për përballimin e sfidave të ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimaterike.
Koordinatori Rezident i OKB dhe Përfaqësuesi i PNUD-it në Shqipëri, z. Brian Williams shprehu kënaqësinë për misionin e tij të ri në vendin tonë dhe theksoi se në kuadër të programit të bashkëpunimit mes OKB dhe Shqipërisë, PNUD mbetet e gatshme të intensifikojë kontaktet me të gjithë aktorët qeveritare dhe jo-qeveritarë në Shqipëri dhe në këtë drejtim forcimi i bashkëpunimit me Kuvendin merr një dimension të veçantë.
Z. Williams vuri në dukje se reforma e gjerë e OKB ka të bëjë me rritjen e efiçencës dhe në këtë drejtim, OKB do të jetë e gatshme ta shoqërojë Shqipërinë përgjatë rrugëtimit të saj integrues në Bashkimin Evropian, si dhe në fusha të tjera prioritare për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.
/Shqiptarja.com