Kryetari i Kuvendit Ruçi takon presidentin slloven, Borut Pahor

Kryetari i Kuvendit Ruçi takon presidentin slloven, Borut Pahor

Gramoz Ruci dhe Borut Pahor

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti sot Presidentin e Republikës së Sllovenisë, z. Borut Pahor, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Kryesia e Kuvendit njofton se Gramoz Ruçi i shprehu Presidentit Pahor mirënjohjen për mbështetjen e Sllovenisë për procesin e intregrimit europian të Shqipërisë si edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer politik midis të dy vendeve. Ky nivel duhet të ndiqet edhe nga bashkëpunimi në fushën ekonomike e tregëtare. Z. Ruçi e informoi Presidentin Pahor edhe mbi arritjet në realizimin e reformave në pesë prioritetet kyçe të procesit të integrimit, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në arritjet e reformës në drejtësi. “Megjithë vështirësitë, reforma në drejtësi ecën në drejtimin e duhur dhe organet e reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë do të jenë tërësisht funksionale në gjysmën e dytë të vitit 2019.”, vuri në dukje Kryetari Ruçi.

Presidenti Borut Pahor falenderoi Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi për mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për bashkëpunimim dypalësh me Slloveninë. “Gjatë ushtrimit të funksioneve të larta shtetërore si Kryeministër, Kryetar i Parlamentit dhe tani si President i Republikës së Sllovenisë, kam mbështetur fuqimisht zgjerimin e bashkëpunimit me Shqipërinë, një vend mik dhe partner i yni. Ne jemi gati tju mbështesim akoma më shumë me përvojat tona të integrimit në BE, sidomos në fushën e përafrimit të legjislacionit. Për këtë duhet një bashkëpunim i fortë midis Qeverisë dhe opozitës.”, vuri në dukje Presidenti Pahor.

Kryetari i  Kuvendit Ruçi dhe Presidenti Pahor biseduan edhe mbi situatën aktuale në Shqipëri, pas largimit të opozitës nga Kuvendi. Kryetari i Kuvendit vuri në dukje se pretendimet e opozitës për ilegjitimitetin e Kuvendit dhe mungesën e hapësirave demokratike për të ushtruar përgjegjësitë e saj parlamentare nuk qëndrojnë. “Zgjedhjet në Shqipëri gjithmonë kanë pasur probleme, por zgjedhjet e vitit 2017 kanë qenë të parat zgjedhje të kontrolluara nga opozita, e cila ishte në bashkëqeverisje; të parat zgjedhje të çertifikuara nga 40 mijë komisionerë, gjysma e të cilëve të opozitës; të parat zgjedhje për të cilat nuk ka pasur asnjë ankesë në Kolegjin Zgjedhor; zgjedhje që u paraprinë nga një fushatë e qetë, më e qeta në historinë e zgjedhjeve shqiptare. Ndërkohë, opozita, pas ndryshimet të Rregullores së Kuvendit me vullnetin e qartë të shumicës parlamentare, ka gëzuar të gjithë aksesin dhe të gjitha hapësirat për të ushtruar përgjegjësitë e saj parlamentare.”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit.

Kryetari Ruçi dhe Presidenti Pahor diskutuan edhe mbi nevojën e përshpejtimit të reformave, sidomos reformës në drejtësi dhe ngritjen sa më të shpejtë të organeve të reja të qeverisjes së sistemit, mbi rolin e Shqipërisë dhe të Sllovenisë në zhvillimet rajonale, mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi për të forcuar bashkëpunimin midis të dy vendeve dhe ndihmuar stabilitetin në rajon, duke pasur mbështetjen dhe çertifikimin e partnerëve tanë strategjikë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë