Glauk Konjufca shkon sot në Hagë, takon ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Glauk Konjufca shkon sot në Hagë, takon ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovë Glauk Konjufca, do shkojë sot në Hagë për të  takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin e njoftoi para disa ditësh këshilltari i tij, Ilir Kërçeli, i cili ka njoftuar se po ashtu dhe ai do të jetë i pranishëm gjatë vizitës.

“Bashkë me kryeparlamentarin Konjufca më 17 qershor udhëtojmë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë”, njoftoi ai.

Kujtojmë se m herët, Konjufca ka deklaruar se Specialja po ua shkel të drejtat ish-krerëve të UÇK’së.

“Shkojmë si institucione që përfaqësojmë republikën tonë. Shkojmë që të shohim si trajtohen. Duket qartë se në disa aspekte ata apo shkelin të drejtat e tyre. Ata po i afrohen kohës 2-vjeçare të paraburgimit dhe s’është bërë asgjë. Nuk u është siguruar as mbrojtja e tyre në liri. Jemi të shqetësuar si institucione. Do flasim me zotërinjtë Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli për këto çështje”, ka deklaruar Konjufca.

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?