Kryetari i Moskës: Rreth 45 mijë rusë luftojnë në Ukrainë

Kryetari i Moskës: Rreth 45 mijë rusë luftojnë në Ukrainë

Dhjetëra mijëra rusë janë duke marrë pjesë në operacionet luftarake në Ukrainë, ka thënë kryetari i kryeqytetit të Rusisë, Moskës, Sergei Sobyanin. Një deklaratë e tillë vjen rrallë prej zyrtarëve rusë, të cilët nuk flasin me shifra për luftën.

“Dyzet e pesë mijë rusë janë duke luftuar në zonën e operacionit special ushtarak”, ka thënë Sobyanin, sipas agjencisë ruse të lajmeve, Interfax, teksa i është referuar luftës në Ukrainë.

Sipas tij, rreth 5.000 prej tyre janë ushtarë profesionistë. Në fillim të gushtit, zëvendëskryetari i Këshillit për Siguri Kombëtare të Rusisë, Dmitry Medvedev, ka thënë se Rusia e ka rritur personelin ushtarak shtesë në 230.000 pjesëtarë, vetëm këtë vit.

Në shtator të vitit të kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin ka lëshuar urdhër për mobilizim të pjesshëm ushtarak, duke kërkuar angazhimin e 300.000 burrave shtesë në luftë.

Ky vendim që shënon mobilizimin e parë rus prej Luftës së Dytë Botërore e ka shokuar shtetin, pasi mijëra burra janë dërguar në ushtri, dhe shumë tjerë kanë ikur nga vendi.

Duke mos qenë gati që të lëshojë urdhër për mobilizim të dytë, Moska ka nisur fushatë të madhe, duke tentuar t’i joshë rusët përmes ofertave financiare. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë vitin e kaluar se, ushtria ruse do t’i ketë 1.5 milion ushtarë, teksa Moska e vazhdon luftën e saj në Ukrainë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë