Kryetari i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe Vuk Drashkoviç ka reaguar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit sot në Mitrovicë. Ai e cilëson ekzekutimin sipas modelit të shërbimeve të sigurisë së Millosheviçit nga vitet 1990.

“Oliver Ivanoviç ka qenë zëri i arsyes, politikan i arsimuar dhe lider i serbëve të Kosovës, i përkushtuar për dialog me shqiptarët dhe promovues i respektimit të ligjit në hapësirën ku shumëkujt i ka penguar pikërisht për këtë”, ka theksuar ai.

Drashkoviç ka thënë se të shtënat në Oliver Ivanoviçin janë të shtëna në Marrëveshjen e Brukselit, dialogun e brendshëm të Serbisë për Kosovën, stabilitetin e rajonit dhe rrugën evropiane të Serbisë.

d.b/shqiptarja.com