Lideri i liberal-demokratëve të Serbisë, Cedomir Jovanoviç, ka bërë simbolin e shqiponjës gjatë një emisioni live për kanalin serb “N1”, në të cilin po fliste për negociatat mes Serbisë dhe Kosovës.
Jovanoviç ka deklaruar se serbët e dinë tashmë të vërtetën rreth Kosovës dhe se tani i mbetet politikanëve serbë ta pranonin këtë.
Ka ardhur koha që të arrijmë një marrëveshje me shqiptarët e Kosovës, të kemi një marrëdhënie normale me ta. Pa këtë marrëveshje jemi të vetëdijshëm se nuk do arrijmë ta zhvillojmë vendin tonë. Serbët e dinë të vërtetën rreth Kosovës dhe ka ardhur koha që këtë tra pranojnë edhe politikanët. Mendoj se Serbia ka negociatorë më të aftë se presidenti Vuçiç.
Cedomir Jovanoviç
Intervista: