Mero Baze: Një ide kundër informalitetit masiv në turizëm

Mero Baze: Një ide kundër informalitetit masiv në turizëm

Nëse do të japësh apartamentin tënd në airbnb apo booking në Athinë nuk është aq e lehtë sa në Shqipëri. Për tu regjistruar klient i airbnb, duhet të shkosh së pari tek zyra e taksave dhe të marrësh një numër tatimor falas, në të cilin duhet të deklarosh si aktivitet dhënien e apartamentit në airbnb. 

Pasi ta bësh këtë airbnb të regjistron, ndërsa zyra e taksave në fund të vitit të kërkon deklarim taksash njësoj si biznes për të ardhurat nga apartamenti. Nëse ato kalojnë mbi 15 mijë euro, tatimi kalon në 35 për qind ndërsa ti je i kufizuar që apartamenti të jetë në airbn vetëm 3 muaj fizikisht. E njëjta gjë ndodh dhe kur jep apartamentin me qira normale mujore apo në platforma të tjera. 

E gjithë kjo është një kuadër rregullator që mundëson që çdo qytetar të nxjerr fitime nga apartamenti i tij por të mos kthehet në një konkurrues të industrisë së hoteleve dhe nga ana tjetër të jetë tërësisht i fiskalizuar dhe i deklaruar. 

Kjo bën që Greqia të ketë statistika perfekte për turizmin, duke përjashtuar një informalitet normal për njerëzit që operojnë për të ofruar shtëpi me qira për miq apo të njohur, jashtë operatorëve të tregut. 
Por në Shqipëri shifrat janë shokuese.  

Saranda ka të deklaruara 2400 dhoma dhe 4800 shtretër në dispozicion të shërbimeve turistike. Me këtë shifër i bie që Saranda të mos ketë të deklaruar as një të pestën dhomave që jepen për shërbime turistike jashtë hoteleve. 

Kryetari i ri i Bashkisë, i cili po shqyrtonte pritshmërinë fiskale nga bumi i turizmit, e kishte të pamundur ta besonte. Një ekip verifikimi në terren provoi se kaq dhoma gjenden vetëm në një lagje periferike të qytetit. 

Informaliteti në shërbimet turistike në Shqipëri është në fakt problemi kryesor i kësaj industrie dhe konkurrencës së pandershme brenda saj, i cili duhet të zgjidhet përmes një sistemi fiskal interkativ me agjentët e mëdhenj turistik të cilët shmangin informalitetin. 

Një rrugë e duhur është marrëveshja zyrtare e shtetit shqiptar me airbnb dhe booking si në rastin e Greqisë.  Këto marrëveshje duhet të synojnë formalizmin më shumë se penalizmin. Pra nuk është e domosdoshme që ne të shtojmë taksa për ata operatorë, por e rëndësishme është që kush shet dhoma në airbnb dhe booking ti deklarojnë dhe të paguaj taksën e ulët 6 për qind që është për shërbime hotelerie. 

Kjo është një mënyrë e shpejt për të pasur një kulturë ët re të shërbimeev turistike dhe rritjes së përgjegjësisë së ofruesve të shërbimit. 

Ata janë kështu të identifikuar, të tatuar dhe mbi të gjitha pjesë legale e industrisë së turizmit. 

Shqipëria jep sot dhoma me qira në airbnb dhe booking nga qendra e Tiranës deri në fshatrat më të thellë që nuk i shkon mendja askujt dhe kjo është një historie e re zhvillimit e cila ka nevojë për legjislacion të ri por jo penalizues, por formalizues. 

Të gjithë ata që bëjnë sikur çuditen se në Shqipëri hynë 7 milion turistë por vetëm 1 milion vet flenë nëpër hotele, në fakt nuk duan të kuptojnë se pjesa tjetër është informale. Nuk është se ata nuk paguajnë, por thjesht është biznes në të zezë. 

Ndaj formalizmi përmes agjentëve gjigand të kësaj industrie si airbnb, Booking dhe platforma të tjera, është nevojë jetike. 

E përsëris që nuk duhet të shoqërohet me taksa të tjera shtesë, por me detyrimin të dorzojnë bilanc në fund të vitit për dhomat e dhëna me të paguajnë taksën minimale 6 për qind të turizmit. Pastaj do të shikoni që Saranda nuk ka 2400 dhoma por ndoshta 24 mijë dhe në Shqipëri nuk kanë fjetur vetëm 1 milion turistë, por ndoshta 7 milionë. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 01/08/2023 12:41

    Shume mire, te regjistrohen hallexhinjte te gjithe qe mblidhen nga tre kater familje ne nje dhome tere beharin e lene shtepite e tyre qe te nxjerrin buken per dimrin se e keni ndritur gjithcka dhe ju duhen dhe leket e ketyre. Gjobat nga te varferit, bakshish nga shtresa e mesme ndersa te pasurit mos i prek se jane shoket e tu.

    Përgjigju
  • E verteta: 31/07/2023 09:00

    Informaliteti luftohet me edukimin e lëshimit të faturës, dhe kjo duhet të kombinohet me gjoba të majme dhe nxitje të konsumatorit të marrë faturë. Biznesi i vogël ose mikronjësitë deri në 10 mln lekë të taksohen mbi xhiron 3%, të tjerat me TVSH 20% dhe tatim fitimi progresiv 10, 20, 30. Zoti Mero mos e ngatërro TVSH me tatim fitimin.

    Përgjigju
    • Mario: 31/07/2023 10:00

      e para 3% mbi xhiron eshte 30% tvsh e dyta nuk i edukon dot klientet e marketeve me kupon tatimor sepse nuk ekziston askund ne bote nje verifikim fiskal ne kete nvel edhe per kostot e paimagjuara per administraten e taksave edhe ate qendrore aq sa shkohet deri aty sa te kerkohet paqe fiskale, turizmi sic e propozon Mero Baze ne Greqi po edhe ne Turqi kontrollohet vetem duke stimuluar deklaraten personale te shpenzimeve meqe edhe airbnb ofron nje mundesi te tille ku klienti te rregjistroje kodin e lire fiskal te leshuar nga administrata vendore ne cdo kohe dhe pa i kerkuar leje qeradhenesit i cili do duhet te jete i rregjsitruar ne zyren e taksave nese liston apartamentin e tij ne airbnb. Ne cdo kohe do te thote qe klienti siguron nga airbnb faturen fiskale te certifikuar nepermjet ketij kodi te lire fiskal per zbritje ne deklaraten e tij personale te shpenzimeve. Kjo nuk eshte se do dekurajoje pronaret te listojne apartamentet e tyre ne airbnb por thjesht do i detyroje te rritin cilesine e banesave te tyre dhe rikualifikojne ato edhe nga pikepamja energjetike si nje efekt zinchir nga ekonomia e shkalles

  • Taksat i do: 31/07/2023 00:16

    Të ka ngelur ora në Greqi? Greqia është e mbaruar. Shih Turqinë më mirë se aty e kupton çfarë është turizmi. 7 milion hynë thua ti, por sa shpejt dalin nga Shqipëria pa ditë qëndrimi? 1 milion shqiptarë hyjnë me pasaporta të huaja nga 3-4 herë në vit? Aty janë 3 milion turistë që nuk flenë në hotele.

    Përgjigju
  • Pushues ne Sarande: 30/07/2023 22:47

    Ne Sarande te formalizohet tregu ku cmimet jane abuzive ,nuk shfaqen per produkt dhe askush nuk te jep fature.Japin shezlonge 20mij lek nuk merr fature Ti me flet per te paguar takse nje hallexhi qe jep dhomen 20mij lek nata per nje jave ne vit.Saranda ka aq shume ndertime sa nje pakice e vogel mund te gjej kliente

    Përgjigju
    • Or tej: 31/07/2023 06:45

      Nuk japin fatura ngaqe jane te gjithe te regjistruar si Persona Fizik dhe nuk duan qe te kalojne xhiron vjetore or teeeejjjjj

  • Mario: 30/07/2023 19:39

    Ide brilante terheqese per klientet e interesuar te justifikojne shpenzimet personale ne deklaraten e te ardhurave ofrimi i nje sherbimi te tille me ne fund nga airbnb e kushtezuar me terheqjen e ketj numri ne agjensine e taksave vendore pa pagese duke kualifikuar shume edhe cilesine e shtepive te listuara per qera ditore se thjesht nje fenomen i pare si konkurrence industriale me struktura te mire menaxhuara qe derdhin shume me teper para ne arkat e taksave te bashkive

    Përgjigju
    • VLADIMIR: 31/07/2023 08:45

      Te sugjeroj te marresh fryme kur flet, si dhe te perdoresh shenjat e pikesimit per te mos nxjerre paragrafe kilometrike.

  • Dajti: 30/07/2023 19:25

    Ky shkrim eshte kontribut.Bravo Mero Bazee

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat dhe cakton prioritetet! Kaçi: Zbatim me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut dhe besueshmëri në treg

AMF mbledh sektorin financiar për festat dhe cakton prioritetet! Kaçi: Zbatim me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut dhe besueshmëri në treg