Edhe kreu i PD në Luginën e Preshevës kundër Berishës, flet për "Report Tv": Bashkimi me Kosovën është afër

Ragmi Mustafa, kryetari i Partisë Demokratike shqiptare në Luginën e Preshevës, në një lidhje telefonike për “Report Tv” është shprehur se beson se bashkimi me Kosovën është shumë pranë, duke kundërshtuar indirekt edhe qëndrimin e shprehur nga Sali Berisha.

 I pyetur se si është pritur ideja e bashkimit në Luginë, Mustafa është shprehur se një ngjarje e tillë pritet prej 100 vitesh nga popullsia shqiptare atje.

Kujtojmë se zoti Mustafa u takua pak ditë më parë me ish-kryeministrin Berisha. Ky është takimi ku ish-kryeministri doli me qëndrimin e tij kundër shkëmbimit të territoreve. Kjo ide do vështirësonte bashkimin e Medvegjës, Bujanovcit e Preshevës me Kosovën, e cila nga ana e saj është gati që të pranojë një korigjim me ndihmën e ndërkombëtarëve.

Intervista e plotë:

1. Si e shikoni qëndrimin e Thaçit në lidhje me negociatat për rishikimin e kufirit?

Unë kujtoj se deklarata e tij ishte e vonuar sepse ka 6 vite që zhvillohen bisedime intensive mes dy vendeve. Megjithatë është mirë që ai angazhohet në bashkimin e Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Konfernca e Londrës i ndau shqiptarët sepse kishim një potencial të madh force dhe intelktualiteti. Pas shpalljes së pavarësisë, korrigjohen gabimet e Konferencës së Londrës. Do të rikthehen kufinjtë e perandorisë Osmane. Lugina e Preshëves ka qënë pjesë integrale e Kosovës. Presim që të bëjen bisedimet e radhës në Bruksel, dhe më pas të na lihet referendumi ne banorëve të Preshëvës.

2. Korrigjimin e kufijve çdo shqiptar e do, po shkëmbim e territoreve?

Nuk bëhet fjalë për shkëmbim territoresh. Nëse ka lëvizje të kufijve apo jo, ky vendim i përket institucioneve. Ne do të respektojmë vendimin e tyre. Shqiptarët e kanë bërë me dije që në 14 korrik kërkojë të kujdesen për statusin e tyre politik. Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq. Nga ana e tyre ndërkombëtarët mbështesin çdo marrëveshje që do të arrihet mes dy vendeve. Nga marrëveshja nuk do të hapet asnjë kuti pandore sepse udhëhiqemi nga ndërkombëtarët. Është koha që kufinjtë të ndryshohen për të krijuar stabilitet.

3. Si është pritur ideja e Thaçit në Preshevë?

Me dashamirësi. Presim të bashkohemi që prej 100 vitesh. Në këtë drejtim është diçka e madhe dhe shumë historike.

4. Sa e mundshme është një ngjarje e tillë dhe çfarë efekti pritet të ketë?

Do të bëhet me pajtushmëri. Dhe nuk do të jemi kundër kësaj ideje. Ndarja e Ish-Jugosllavisë për shembull është pritur me fishekzjarre. Rastë të tilla zgjidhen në mënryë paqësore dhe jo me eksode apo luftra.

5. E ndjeni pranë bashkimin?

Po, është shumë e besueshme. Ne i besojmë autoriteteve. Pa dyshim që e besojmë që do të jetë e munshme. Përfundimisht presim që kjo të ndodhë. Duam t’i japim leksion vendeve të tjera.

6. Po Serbia do ta lëshojë territorin?

Po, sepse e ka kuptuar që Lugina nuk është e saj. Është kolonizuese, vendet kolonizuese i kanë lëshuar Anglia dhe Franca. Kjo do të ndodhë në paqe sepse janë prapa edhe ndërkombëtarët.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja