Kryetari i ri i Vetëvendosjes, nisin
votimet pas largimit të Albin Kurtit

Kryetari i ri i Vetëvendosjes, nisin<br />votimet pas largimit të Albin Kurtit
Në Prishtinë ka nisur votimi për zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje. Që nga ora 10:00 e mëngjesit ka nisur sot votimi për kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, pas largimit të Albin Kurtit.

Sot dhe nesër anëtarët e kësaj partie do të votojnë sipas parimit një anëtar një votë në mbi 200 vendvotime të hapura anembanë Kosovës, si dhe në 6 shtete të Evropës. Kryetari aktual i VV ka qenë ndër anëtarët e parë që ka votuar këtë mëngjes.

“Vetëvendosje është jo vetëm lëvizja politikisht më aktive në Kosovë, jo vetëm subjekti konceptualisht më i thellë në Kosovë, por njëkohësisht është organizata përmbajtësisht më demokratike në Kosovë. Sot dhe nesër, pra me 21 dhe 22 shkurt të vitit 2015 po mbajmë zgjedhje të lira, të ndershme e demokratike brenda Lëvizjes Vetëvendosje.Me këtë rast, në më shumë se 200 vendvotime anë e mbanë Kosovës po organizohen zgjedhjet për Kryetar të ri të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe më pas do e kemi edhe kryesinë e re në mbledhjen e ardhshme të organit më të lartë të lëvizjes sonë, i cili është Këshilli i Përgjithshëm”, deklaroi Kurti. 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia