Kryetari i Shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm, Shpëtim Agolli thotë se pjesa më e madhe e të përzgjedhurve në Këshillin Kombëtar të Berishës janë nga Tropoja. Me anë të një shkrimi, Agolli thotë se 28.5% e anëtarësisë vijnë nga Tropoja ndërsa 12.6 % janë të afërmit e Berishës. Ndër të tjera bëri krahasim me Korçën që është shumë herë më i madh, por ka vetëm 4.5% të anëtarësisë së Këshillit Kombëtar.

“Një kuriozitet me KK e Saliut. Qarku i Korçes është për frymë popullsie dhe sipërfaqe nga madhësia i 6-ti në RSH. Tropoja nuk e di se në cilin qark hyn, por nuk ka rëndësi qarku, rëndësi ka rrethi Tropojë nga vjen. Nga Tropoja në KK të PD janë 28.5% e anëtarësisë dhe prej tyre janë 12.6% të afërmit e Saliut. Nga Qarku i Korçës janë vetëm 4.5%. Dikush do thotë: E mo ç'po na thua? E di që disa do më keqkuptojnë por nuk ka problem. E rëndësishme është forcimi i pozitës të Saliut. P.s Kjo vërteton se e gjithë narativa e ngritur nga Saliu për 8 muaj rresht, kishte qëllim vetëm mbrojtjen e interesit personal”, shkruan Agolli.

Dy ditë më parë në Partinë Demokratike u bë publike nga Albana Vokshi lista me 150 anëtarët e zgjedhur për në Këshillin Kombëtar të PD-së, në strukturat e reja që po ngrihen nga Sali Berisha edhe pse ende nuk ka një vendim përfundimtar nga gjykata nëse Komisioni i Rithemelimit do ta drejtojë apo jo. Ajo që është vënë re nga lista fituese dhe nga lista jo fituese është se Këshilli Kombëtar i PD tashmë do të ketë shumë familjarë të Berishës dhe të besnikëve të tij më të mëdhenj, ndërkohë që janë spastruar jo besnikët.

Veç Berishës, i cili është automatikisht anëtar i Këshillit, në listë janë edhe dhëndri e tij, Jamarbër Malltezin, nipi Sevalgon Berisha dhe kushëriri Mal Berisha. Menjëherë sapo të konstituohet, Këshilli i PD, duhet të zgjedhë kryetarin e Këshillit, mes dy kandidaturash që do të propozohen nga Rithemelimi. Po ashtu para 22 majit, Këshilli duhet të zgjedhë edhe kryesinë e re të PD.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:05
Themeluesi i PD tregon përballjen me Floriana Garon në Kuvendin e Berishës: Kisha 30 minuta që prisja, ajo s'respektoi radhën, erdhi, votoi dhe iku

1651238690_Screenshot1.jpg

Ish-anëtari i grupit nismëtar për themelimin e Partisë Demokratike, njëherazi themelues i degës së PD në Lushnje, Arben Sulo, ka rrëfyer një ngjarje me zëdhënësen e Sali Berishës Floriana Garo.

 “Qëlloi qe ‘në dhjetoristëve’ në Kuvendin e djeshëm na kishin caktuar të votonim bashkë me gratë e forumit, koincidencë, a ndoshta që kemi qenë historikisht shume xhentilë me femrat, duke filluar nga Azemi, në Benat e të gjithë. Deri këtu e thëne me humor, po ndërsa me Vin Shvarcin, themelues e kontribuues prej 32 vjetësh, prisnim me durim radhën prej me shume se gjysmë ore, bashke me zotërinj e zonja të tjera, një zonjë e gjatë vjen, direkt pa radhë, merr fletën e në pak minuta voton. Nuk e njoha menjëherë, se tani vonë e kam parë në PD, ishte znj. Floriana Garo. Me bëri përshtypje me thëne të drejtën, për me tepër që në USA, akoma më shumë në Zvicër, e respektojnë më shumë radhën..., por vazhdimi me beri akoma me shume përshtypje.... Nejse, ‘c'est la vie’, ju uroj një fundjave sa më të bukur”, ka shkruar ai.