Zgjidhen 150 anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD! 75 nga Forumi i Gruas dhe FRPD! Nga rikthimi i Hajdarit e Murrizit te zgjedhja e 'kritikut' Kadilli

Kuvendi Kombëtar, i thirrur nga Sali Berisha një ditë më parë, ka zgjedhur 150 emrat e rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së. Emrat e Rithemelimit i bëri me dije Albana Vokshi, e cila tha se 75 prej tyre janë anëtarë të Forumit të Gruas si dhe të Forumit Rinor të PD-së.

Në emrat e Këshillit Kombëtar, vihet re se janë rikthyer Rudina Hajdari, Arben Imami, Myslim Murrizi e Aldo Bumçi. Anëtar i Këshillit Kombëtar është zgjedhur edhe Fatbardh Kadilli, i njohur si kritik ndaj Sali Berishës e Lulzim Bashës po ashtu. Ndër emrat janë edhe Osman Mula, Bujar Kapexhiu, mjeku Ilir Alimehmeti, studiuesi Apollon Baçe.

Mes emrave për anëtarë të institucionit të dytë më të rëndësishëm të PD vihen re besnikë të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku nuk kanë munguar edhe ish-funksionarë të lartë në kohën e qeverisjes së PD-së.

Menjëherë sapo të konstituohet, Këshilli i PD, duhet të zgjedhë kryetarin e Këshillit, mes dy kandidaturash që do të propozohen nga Rithemelimi. Po ashtu para 22 majit, Këshilli duhet të zgjedhë edhe kryesinë e re të PD.

Një ditë më parë, Sali Berisha i la detyrë që Këshilli Kombëtar të zgjedhë edhe zëvendësuesin e Enkelejd Alibeajt, të cilin e shkarkoi nga posti i kreut të grupit, pavarësisht se ky i fundit dhe grupi i tij nuk njohin asnjë vendim të Sali Berishës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:21
150 EMRAT fitues/ Nga rikthimi i Myslim Murrizit e Rudina Hajdarit, te mjeku Ilir Alimehmeti, e artisti Bujar Kapexhiu, ja kush janë anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së

Këto janë anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ndër emrat vihet re rikthimi i Rudina Hajdarit, Myslim Murrizit, Aldo Bumçit.

Lista me emrat e anëtarëve të rinj:

  1. Adriana Gjonaj
  2. Adriana Kalaja
  3. Agron Kuliçaj
  4. Aida Shehu
  5. Akil Kraja
  6. Albina Deda
  7. Aldo Bumçi
  8. Aleksandër Biberaj
  9. Alta Hazizi Haluca
  10. Andi Dollapi
  11. Andi Mustafai
  12. Andon Frrokaj
  13. Anisa Dervishaj
  14. Anisa Kadesha
  15. Ankelida Çela
  16. Anxhela Malko
  17. Apollon Baçe
  18. Arben Beqiri
  19. Arben Ibro
  20. Arben Imami
  21. Arben Miza
  22. Arben Ristani
  23. Arbjola Halimi
  24. Ardjan Muka
  25. Ardian Turku
  26. Arjan Dedej
  27. Armend Musai
  28. Arnold Kariqi
  29. Arvid Bushati
  30. Aulon Kalaja
  31. Aurel Bylykbashi
  32. Avenir Peka
  33. Barbara Doda
  34. Bedri Hoxha
  35. Besart Xhaferri
  36. Besnik Aliaj
  37. Bislim Ahmetaj
  38. Bledi Kasmi
  39. Bujar Kapexhiu
  40. Bujar Vukaj
  41. Çlirim Gjata
  42. Dafina Muda
  43. Dasho Aliko
  44. Dava Marku
  45. Denion Shëngjergji
  46. Dorel Memoçi
  47. Dorian Teliti
  48. Dritan Burgie
  49. Edit Harxhi
  50. Elena Qirici
  51. Elgi Hyka
  52. Eliona Gremi
  53. Elior Vila
  54. Elisabeta Skrapari
  55. Elton Bano
  56. Elvis Malasi
  57. Edlira Bushati
  58. Enkelejda Sallaku
  59. Eno Bozdo
  60. Enca Basha
  61. Ervin Minarolli
  62. Esmeralda Metko
  63. Etion Kapedani
  64. Fatbardh Kadilli
  65. Fatbardha Kadiu
  66. Fation Bathorja
  67. Feride Rrahmanaj
  68. Fjoralba Dizdari
  69. Fiqiri Ismaili
  70. Floriana Garo
  71. Florin Kurmekaj
  72. Florion Mima
  73. Gazmend Dibra
  74. Gazmir Spahia
  75. Genc Deromemaj
  76. Genc Pollo
  77. Gent Strazimiri
  78. Gentian Mishova
  79. Gjergj Mero
  80. Gjov Vuksani
  81. Glauk Olldashi
  82. Grigels Muçollari
  83. Ibrahim Morina
  84. Ilir Alimehmeti
  85. Iliriana Kuçana
  86. Imanuel Çaushaj
  87. Imelda Kraja
  88. Indrit Hoxha
  89. Irena Shestani
  90. Ivi Kaso
  91. Jamarbër Malltezi
  92. Jola Hysaj
  93. Julian Deda
  94. Kejtis Kruja
  95. Klara Bici
  96. Klaus Shaqiri
  97. Klevis Balliu
  98. Klodian Lata
  99. Klodian Mucco
  100. Klodiana Çapja
  101. Laura Vorpsi
  102. Lediana Fratari
  103. Ledina Alolli
  104. Ledina Mandia
  105. Ledio Nuraj
  106. Lisandër Hoxha
  107. Lorenc Luka
  108. Lorin Hoxha
  109. Mal Berisha
  110. Malbor Duka
  111. Mariglen Doçi
  112. Mariana Brunga
  113. Matilda Qyrku
  114. Megi Balliu
  115. Mariglen Kurtballaj
  116. Mimoza Hadarmataj
  117. Mimoza Rexhvelaj
  118. Minushe Lazaj
  119. Mirala Tabaku
  120. Myqerem Tafaj
  121. Myslimi Murrizi
  122. Nadire Meçorapaj
  123. Nazlie Lacci
  124. Nikolin ÇALI
  125. Osman Mula
  126. Osman Stafa
  127. Parid Teferiçi
  128. Prel Gjoni
  129. Qemal Çejku
  130. Qemal Hoxha
  131. Rajmonda Bulku
  132. Renis Gjoka
  133. Robert Budina
  134. Roland Keta
  135. Rubens Shima
  136. Rudina Hajdari
  137. Sajmir Mulgeci
  138. Sara Bodo
  139. Sevalgon Berisha
  140. Shaqir Manjani
  141. Sherefedin Shehu
  142. Shkwlqim Hoxha
  143. Spiro Vaso
  144. Suzana Guxholli
  145. Valdete Vorbsi
  146. Voltana Ademi
  147. Xheraldo Dashi
  148. XHulian Guçe
  149. Ylli Asllani
  150. Zyrafete Kulla
Ora 14:09
Vokshi: 75 anëtarë të Këshillit Kombëtar, nga Forumi i Gruas dhe Forumi i të Rinjve

Albana Vokshi anëtare e Komisionit të Rithemelimit, në një konferencë për mediat tha se 75 anëtare të Këshillit Kombëtar, janë pjesë e Forumit të Gruas dhe Forumit të të Rinjve.

‘Ishte një ditë historike për PD. Një tjetër dëshmi që në PD është kthyer vota e lirë. Çdo vendim e merr anëtarësia, të gjithë delegatët ishin zgjedhur me votën e anëtarësisë. U votuan në transparencë të plotë dhe po ashtu votat u numëruan në transparencë të plotë live deri sa ka përfunduar numërimi në orët e para të mëngjesit. 30% e Këshillit Kombëtar duhet të përbëhet nga zonjat dhe minimumi 15% nën moshën 30 vjeç. Pas një analize të listës fitues rezulton se janë 50% të Këshillit të ri Kombëtar të ardhur nga organizata partnere të PD, nga Forumi rinor dhe LDSH. 75 anëtarë të Këshillit Kombëtar vjen nga FRD dhe LDSH, hera parë në historinë e një partie politike. PD sot jo vetëm është më e fortë.’- tha Vokshi.

M.Q./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Landi: 02/05/2022 09:32

    Lexova emrat.Jane ne pergjithesi xhaketa te kthyme mbrapç,ishte edhe gruaja e Tritan Shehut,gjithashtu kishte shume njerez qe nukmerren me politike fare,si Renis Gjoka etj.Me nje fjale futja kot,hajde t'majme Salen ne karrige.Turp.

    Përgjigju
  • Fahria: 02/05/2022 03:14

    Gallata dhe paturpersia eshte gje normale.Shikoni Hajdarin,dhe Lymin,Myslym Murrizin.Complet te paftyre dhe mashtruesa.Lymi dhe kjo kandiduan per deputet me parti te tjera,benin si qen kundra Pd-ës se Lulit dhe Sales,dhe tani per nje cope karrike i kaperdine ato qe thane.Lymi themeloi edhe parti,si e la partine Lymi tani,mes 4 rrugeve?Qe do te thote,keto jane ca karagjoze qe duan te jetojne dhe te perfitojne nga polititika.

    Përgjigju
  • Iris: 02/05/2022 01:01

    Me 150 petrita ka per t'a rifilluar historine /e kuqe/ te <<PD>> sekretari i org.baze te PPSH-se Berisha?!

    Përgjigju
  • erjon: 01/05/2022 21:20

    Sa gomere ka ky vend.... Me siguri qe keta do ta pushtojne Ameriken..... Sali Enver jemi gati kurdoher...

    Përgjigju
  • Figura e re Myqerem Tajaj dhe Asllani i presidences: 01/05/2022 20:38

    Pa hyre ne koemente epr krahun e vjeter Sorosian qe Berisha edhe kur e ben Armik nuk i ndahet, ajo qe po cudit ter Pd eshte rikthimi i Myqerem Tafajt dhe Ylli asllanit, pjesa me e heret qe e trasferoj tek Meta e riktheu perseri te vetja. Vajti ka vajti Zoica u kthye tek gorica

    Përgjigju
    • Financimet e Hohenhemit: 02/05/2022 01:02

      ca te ka cudit? Pjesa e sigurimit te shtetit te institutit te Kamzes, qe lidhej me fijet me te cuditshme te sekretarise se KM. Lexo shenimet e Gjergj Lezhajt dhe kupton me shume. Enver Hoxha e beri ter popullin ushtar, Myqeram Tafaj e beri ter popullin student. Krimi qe ka ber ky me arsimin ne Shqiperi dhe 100 vjet do i ndihen pasojat.

  • HIPOKRITI: 01/05/2022 18:53

    Degjoja shpesh Murizin qe anatemonte sigurimsat dhe komunistet.E gjitha ishte hipokrizi,sepse te krye komunisti vajti dhe mbeshteti koken.Po partine e re qe krijove ku e le Muriz?U legenose edhe ti Muriz.E kote te te them turp te kesh se ju nuk e njifni turpin .Ate e hani me buke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja