Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka reaguar ashpër pas arrestimit të deputetëve Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi.

Tre deputetë u arrestuan në mënyrë brutale nga policia me urdhra politikë. Ata ishin duke ardhur në seancë për të marrë pjesë.

Kjo është vazhdimësi e një përndjekjeje masive dhe gjithëpërfshirëse të Lëvizjes Vetëvendosje me dënimin e katër aktivistëve tanë pa kurrfarë prove e dëshmie e pastaj me vazhdimin e këtij gjyqi të padrejtë ndaj deputetëve tanë vetëm për shkak se ata e mbrojtën sovranitetin e Republikës dhe integritetin territorial të vendit.

Po duan ta përndjekin Lëvizjen Vetëvendosje për shkak se po duan që vullneti i tyre politik që është vullnet i krimit dhe korrupsionit të ngadhnjejë në Republikën e Kosovës. Natyrisht nuk do ta lejojmë një gjë të tillë” deklaroi ai. 

dy.b/shqiptarja.com