Muriel Bowser, kryetarja e Bashkisë në Uashington D.C ka vlerësuar ish-ambasadoren shqiptare të SHBA-së, Floreta Faber për të gjitha vitet e shërbimit në SHBA. Bowser, i ka dërguar një letër diplomates shqiptare, ku thekson se ajo ka bërë një përfaqësim të jashtëzakonshëm e se vetë ato kanë përfituar nga profesionalizmi i saj.
‘Popujt tanë janë afruar jo pak në saje të punës suaj të jashtëzakonshme. Ne shpresojmë që të ndjekim dhe të trashëgojmë atë që ti ke ndërtuar, teksa synojmë të vazhdojmë të thellojmë lidhjet mes vendeve tona. Uashington DC ka qenë i nderuar që të kishte një ambasadore me eksperiencën, aftësinë dhe angazhimin tuaj.’- thuhet ndër të tjera në letër.
Letra është publikuar nga vetë ish-diplomatja shqiptare, e cila thekson se ndihet shumë e nderuar.
‘Ndjehem tejet e nderuar për këtë letër që kam marrë nga Kryetarja e Bashkisë e Uashington D.C. Faleminderit zonja Bowser për vëmendjen tuaj ndaj punës sonë dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.’- shkruan Faber.
Letra e plotë
Shkëlqesia Juaj,Kam kënaqësinë e madhe që ju shkruaj për t’ju shprehur mirënjohjen time më të thellë dhe më të sinqertë, për të gjithë vitet e që ju, në emër të popullit shqiptar, keni shërbyer për rezidentët e Uashington D.C.
Përfaqësimi juaj i jashtëzakonshëm në Uashington është i pakrahasueshëm dhe ne kemi fituar drejt për së drejti nga performancë e shkëlqyer dhe profesionalizmi juaj. Popujt tanë janë afruar jo pak në saje të punës suaj të jashtëzakonshme. Ne shpresojmë që të ndjekim dhe të trashëgojmë atë që ti ke ndërtuar, teksa synojmë të vazhdojmë të thellojmë lidhjet mes vendeve tona.
Uashington DC ka qenë i nderuar që të kishte një ambasadore me eksperiencën, aftësinë dhe angazhimin tuaj. Qyteti ynë dhe të gjithë ata që jetojnë këtu kanë përfituar ndjeshëm nga prezenca juaj.
Në emër të më shumë se 700,000 rezidenteve në Uashington D.C., ju falënderoj dhe një herë për shërbimin tuaj të jashtëzakonshëm.
Ju dërgoj urimet më të mira, gjithmonë.
Muriel Bowser, Kryetarja e Bashkisë, Uashington D.C.
Postimi i Floreta Faber në Instagram
Presidenti Bajram Begaj dekretoi më 10 korrik ambasadorët e rinj me propozimin e kryeministri Edi Rama. Ervin Bushati do të zëvendësojë Floreta Faber si ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.