Nga SHBA-ja, në Gjermani e Turqi, Begaj dekreton emërimin e pesë ambasadorëve të rinj (EMRAT)

 Nga SHBA-ja, në Gjermani e Turqi, Begaj dekreton emërimin e pesë ambasadorëve të rinj (EMRAT)

Bajram Begaj dhe Edi Rama

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ambasadorët e rinj me propozimin e kryeministri Edi Rama. Mes diplomatëve të rinj janë Ervin Bushati, i cili do të zëvendësojë Floreta Faber si ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më konkretisht, Begaj ka liruar nga detyra ambasadorin në Malin e Zi, Ridi Kurtezin, atë të Gjermanisë Artur Kuko, të Turqisë, Kastriot Robo e atë të SHBA Florta Faber.

Në vend të tyre janë emëruar Zhaklina Peto për Malin e Zi, në Gjermani Adia Sakiqin, në Turqi Blera Kadzadej dhe në SHBA Ervin Bushatin.

Ridi Kortezi pas lirimit nga detyra në Mal të Zi, misionin e radhës si përfaqësues në vendin tonë do e ketë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:03
Sot u lirua nga detyra, ish ambasadorja e SHBA: E lumtur që e pata këtë mundësi, e bindur që Bushati do ketë sukses

1689012224_1842518615092316091270617962217866956346059n.jpg

Ish ambasadorja e SHBA, Floreta Luli-Faber e cila sot u lirua nga detyra si ambasadore e SHBA ka zgjedhur të urojë përmes një mesazhi në rrjete sociale, Ervin Bushatin, i cili u dekretua sot nga Begaj për këtë post.

“I nderuar zoti Bushati,

I dashur Ervin,

Më lejoni t’ju jap urimet më të mira dhe më të sinqerta për dekretimin tuaj si Ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara. Ju vini në këtë detyrë me një bagazh shumë të pasur politik dhe ekonomik. Kuptoj që zgjedhja juaj është shumë e mirëmenduar dhe largpamëse. Ju keni potencialin e jashtëzakonshëm për t’i sjellë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, si dhe punën e Ambasadës në Uashington në një nivel tjetër.

Unë kam patur nderin e lartë që të jem e dekretuar si Ambasadore në Shtetet e Bashkuara që në Janar 2015. Besimi i jashtëzakonshëm që mu dha në atë kohë, erdhi me një përgjegjësi shumë të madhe për të kryer një detyrë sa të nderuar aq dhe delikate. Unë sillja me vete një eksperiencë të gjerë profesionale dhe një integritet shumë të lartë, si dhe një përvojë mbi 15-vjeçare në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Gjatë ushtrimit të detyrës kam qenë pjesë e rëndësishme e realizimit të disa arritjeve në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, për të cilat jam shumë krenare. Në më shumë se tetë vite në detyrë, Ambasada e Shqipërisë në Uashington DC ka mundur të japë kontribut të qenësishëm në thellimin e marrëdhënieve mes , me shumë rezultate konkrete si thellimi i dialogut strategjik, ngritja e grupit të parë të miqësisë në Senatin Amerikan dhe zgjerimi i këtij grupi në Kongres (nga 3 në 24 kongresmenë) realizimi i vizave 10-vjeçare dhe së shpejti udhëtimi me pasaportat shqiptare deri në datën e vlefshmërisë, sjellja e kompanive amerikane dhe puna me kompanitë në fushën e IT-së, realizimi i një numri marrëveshjesh në fushën ekonomike, të sigurisë, të kulturës, të arsimit, puna e ngushtë me komunitetin shqiptar të cilin e kam vizituar në çdo cep të të gjithë SHBA-ve, si dhe ngritja e ndjeshme e profilit të Ambasadës së Shqipërisë në DC. Ambasada jo vetëm ka qenë një interlokutor i fuqishëm në gjithë zhvillimet e viteve të fundit, por ka qenë dhe një derë e hapur për qytetarët me origjinë shqiptare si edhe për qytetarët amerikanë, me mijëra prej të cilëve kanë vizituar ambasadën dhe janë informuar mbi potencialin turistik të Shqipërisë dhe trashëgiminë e pasur kulturore. Për tre vite ambasada ka sjellë në Uashington të rinj shqiptarë nga komuniteti në gjithë SHBA-të për t’u takuar me institucionet amerikane që punojnë me Shqipërinë. Një numër anëtarësh të kongresit dhe senatit kanë vizituar gjatë viteve Shqipërinë. Së shpejti do largohem nga kjo detyrë, e kënaqur se kam bërë maksimumin për t’i shërbyer vendit tim me të gjitha sa kam patur mundësi, duke lënë të hapura një numër rrugësh të reja ku ky bashkëpunim mund të thellohet.

E bindur që puna juaj do t’i shërbejë vijimit të kësaj pune dhe do t’i shërbejë më shumë forcimit të marrëdhenieve mes dy vendeve, ju uroj vetëm suksese.

Me respekt,

Floreta Faber”- shkruan ajo.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja