Për bashkinë e Matit në garë janë tre kandidatë. Altin Bojni i PS do të përballet me Eduart Brahilikën, kandidat i pavarur që mbështetet nga PD, por përballë do të jetë edhe një kandidate që ka dalë nga radhët socialistëve. Suzana Pasha Hoti është kryetare e Forumit të Gruas së PS-së në Mat dhe kandidon si e pavarur.

Gjatë podkastit “Flasim”, kryeministri Rama, teksa po fliste me Bojnin, bëri një koment ironik ndaj saj.

Pjesë nga biseda:

Altin Bojni: Në Mat kemi dy të pavarur. Njërin që e mbështet PD, por është regjistruar i pavarur. Edhe tjetër kemi edhe një avokate që ka dalë e pavarur.

Edi Rama: Po mirë, ta provojë (qesh)


Lajmi kryesor:

Të dielën zgjedhjet e pjesshme, Rama në ‘Flasim’: PD në hall kujt t'ia lërë humbjen në derë! Kandidatët e PS: Fitore të thellë