Kryetarja e Forumit të Gruas së Partisë Socialiste në Mat, Suzana Pasha Hoti, ka regjistruar dje në KZAZ-në e Matit Komitetin Nismëtar për të kandiduar si kandidate e pavarur për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.
Ajo është shprehur e pakënaqur me kandidatin zyrtar të PS-së, Altin Bojni.
Burime për Report TV bëjnë të ditur se përfaqësues të PS-së në këtë KZAZ kanë tentuar të pengojnë regjistrimin e saj, por falë shumicës së anëtarëve të opozitës në këtë KZAZ, votat e PD-së mundësuan regjistrimin e Komitetit Nismëtar të kryetares së Forumit të Gruas Socialiste.
Komente









