Kryetarja e komunës, Kusari-Lila:
Bllokuam ardhjen e ministrit se

Kryetarja e komunës, Kusari-Lila:<br />Bllokuam ardhjen e ministrit se
GJAKOVE - Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar në profilin e saj në Facebook, për situatën e krijuar në këtë qytet, pas bllokimit të ministrit serb Aleksandër Vulin dhe të autobusëve me pelegrinë.
 
“Të dashur qytetarë të Komunës së Gjakovës, çfarë u paralajmërua mbrëmë nuk ndodhi. Ministri i Serbisë nuk e vizitoi Gjakovën. Përkundrejt deklarimit të tij për të bërë një gjë të tillë, ai nuk kishte leje të vizitojë komunën tonë. MPB e Kosovës nuk e kishte lejuar të vinte në Gjakovë që nga 3 Janari”, shkruan Kusari.
 
Sipas saj, “insistimi i tij për të ardhur bëri që qytetarët e revoltuar të ndalojnë edhe autobusët me piligrin dhe të mos i lejojnë as ata të hyjnë në kishë. Ishte hera e parë që pelegrinët u ndaluan.  Nuk ishte situatë e lehtë, por u evitua më e keqja. Shpreh falenderimin tim të veçantë për forcat e rendit dhe menaxhimin profesional të situatës nga ana e tyre”.
 
“I qëndrojmë besnik parimit të barazisë dhe demokracisë, të drejtës së të gjithëve për qasje të barabartë. Kushdo që dëshiron të vizitojë kishën ortodoksenë Gjakovë mund të vijë ta vizitojë, por jo të ngacmojë plagët e Gjakovës.
 
Ata pelegrinë që duam të vizitojnë dhe të cilët e dijnë se nuk kanë qenë pjesëmarrës në krimet e të kaluarës mund të vijnë dhe nuk do të kenë nevojë as për përcjellje policore. Kisha si tempull fetar është dhe mbetet i hapur për të gjithë, por jo për deklarata politike”, vazhdon shënimin e saj në Facebooj, Mimoza Kusari Lila.
 
“Edhe Gjakova, sikur e tërë Kosova e sheh zgjidhjen e problemit përmes dialogut dhe mbesim të besimit se dialogu është zgjidhja e vetme, por jo gjuha nxitëse dhe provokimet. Vulin dhe të tjerët le ta kuptojë se nuk arrin asgjë me provokime, përkundrazi, më së shumti probleme do t'i sjellin popullatës serbe në Kosovë, ashtu sikur i sollën sot pelegrinëve”, deklaron kryetarja e Komunës së Gjakovës.
 
“Gjakova sikur e tërë Kosova ka nevojë për qetësi, për zhvillim dhe për respektim të drejtave të gjithëve dhe kjo është rruga që gjithmonë do ta ndjekim, me bazën në barazi dhe demokraci dhe rend e ligj. Rruga e vetme e Kosovës është rruga drejt progresit, drejt integrimit Euro-Atlantik dhe fuqishëm e mbështesim dhe mbesim pranë kësaj kauze”, përfundon shënimi i kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, në Facebook.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane