Kryetarja e KPA-së pret në takim ambasadorin e OSBE-së në Tiranë
Ambasador Vincenzo Del Monaco dhe kryetarja e KPA-së, Albana Shtylla
TIRANË- Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Albana Shtylla priti sot në ambientet e Kolegjit kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasador Vincenzo Del Monaco, me të cilin diskutoi rreth sfidave të shumta që dikton procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe rreth mundësive për një bashkëpunim të frytshëm mes palëve në kuadër të adresimit të këtyre sfidave.
Siç njofton zyra e shtypit, Kryetarja e Kolegjit shprehu interesin për një bashkëpunim të frytshëm me zyrën e OSBE-së, me fokus rritjen e kapaciteteve administrative, por edhe të përcjelljes së duhur në publik, nëpërmjet medias, të proceseve të zhvilluara në kuadër të dy juridiksioneve të Kolegjit, juridiksionit të rivlerësimit dhe atij disiplinor.
Shtylla informoi ambasadorin se Kolegji është përgatitur tashmë për shqyrtimin e çështjeve të juridiksionit disiplinor që po vijnë duke u rritur në numër, si dhe për rëndësinë që ka për Kolegjin njohja me praktikat më të mira të trajtimit të këtyre çështjeve në GjEDNj, por edhe gjykata të tjera europiane që trajtojnë çështje të këtij juridiksioni.
Ambasadori Del Monaco, duke ofruar mbështetjen dhe vëmendje të veçantë të OSBE-së sa i përket ecurisë së suksesshme të procesit të Vetting-ut, garantoi kryetaren e Kolegjit për adresimin e shpejtë të kërkesave të evidentuara prej saj gjatë këtij takimi, pas një vlerësimi nga mekanizmat dhe strukturat e OSBE-së që kanë në fokus çështjet e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.5%
-
Jo
41.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1869
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mori kompetencat e Komisionerit Publik, Dumani në KPA, kërkon shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Valentin Preçi
21 Janar, 09:31
-
KPA rikthen në detyrë prokuroren e Tiranës Eriselda Bala
16 Janar, 21:10
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës Ken Dhima
16 Janar, 17:44
-
Vetingu nxjerr nga drejtësia prokurorin e Tiranës, Ervin Karanxha, KPA konfirmon shkarkimin
16 Janar, 09:54
-
26 vite nga Masakra e Reçakut, presidenti Begaj: Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës që qëndruan për lirinë e saj
15 Janar, 09:18
-
Konfirmimi i prokurores Eranda Laze ankimohet në Kolegj
20 Dhjetor 2024, 19:41
-
Vettingu/ Nuk justifikoi dot pasuritë, huatë dhe 2 makina, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit Durrës! Lihet në fuqi vendimi i KPK për Desart Avdulajn
18 Dhjetor 2024, 11:20
-
KPA largon përfundimisht nga Drejtësia prokuroren e Shkodrës! Edlira Cufit iu gjet lidhja me të dënuarin për prostitucion, i mbylli dosjen
17 Dhjetor 2024, 10:31
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor 2024, 20:15
-
U largua gjatë Vettingut, KPA i jep të drejtë shkallës së parë dhe rrëzon Komisionerin Publik për ish-inspektoren e KLD: Sofia Zhilla ishte dorëhequr! (VENDIMI)
12 Dhjetor 2024, 16:37
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29