'Një gjuhë, një abetare'/ Nikolla: Dita e Alfabetit të jetë Ditë Kombëtare! Ministrja Arsimit: Nga viti i ardhëm Kosova dhe Shqipëria një abetare të njëjtë

Duke nisur nga viti i ardhshëm shkollor, në Shqipëri dhe në Kosovë do të ketë një abetare unifikuese. Sot në ditën e Pavarësisë nisi zyrtarisht puna për hartimin abetares së unifikuar, dhe ministrja e Arsimit Evis Kushti theksoi janë në bashkëpunim me autoritetet e arsimit në Kosovë që kjo nismë të zhvillohet edhe atje, nën moton “një abetare, një gjuhë, një komb”.

'Mendojmë që në kushtet e reja në të cilën ndodhemi, patjetër që një abetare e re do të jetë një vlerë e shtuar dhe do të japë një kontribut më të rëndësishëm të brezave të ri. Kemi një kontekst social të ri dhe historik. Kemi metodologji të reja bashkëkohore dhe teknologji të avancuara. Që të gjitha këto duhet të reflektohen te përmbajtja dhe forma e abetares së re. Kam bindjen që vendimi që morëm te Këshilli i Ministrave për të pasur një abetare unike, është vendimi i drejtë dhe i duhur, për të pasur të gjithë një start të barabartë dhe padyshim një qasje të barabartë.

Unë kam besim që puna për abetaren e re ka një bazë shumë të mirë dhe jam i sigurt që autorët tanë, metodistët tanë kanë përkushtimin e duhur për të konkurruar me abetare dinjitoze. Jam e lumtur që iniciativa e kryeministrit, jo vetëm ka gjetur mbështetje të gjerë në Shqipëri, por jam e lumtur që dhe festa që ai i drejtoi qeverisë së Kosovës, gjeti gjithashtu miratim. Unë me homologen time në Kosovë kemi dakordësuar për të filluar shpejt nga puna për një komision të përbashkët që do të merret me të gjitha procedurat. E përsëris që kemi një përvojë të mirë në bashkëpunim me Kosovën. Vitin e ardhshëm, ne t’i dhurojmë vogëlushëve, një abetare të re të përbashkët, të unifikuar për të gjithë nxënësit. E ku ka më bukur, një komb, një gjuhë, një abetare”, tha Kushi.

Nga ana tjetër, kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se ka ndërmarrë nismën për të shpallur ditën e alfabetit, Ditë Kombëtare në Shqipëri. Gjatë aktivitetit ajo u shpreh se 22 nëntori është një ditë e rëndësishme e identitetit kombëtar dhe këtë gjë duhet ta mbrojmë fort edhe në të ardhmen.

“Doja t'ju infomuar se kam ndërmarrë nismën për t’i kërkuar qeverisë që 22 nëntori, dita e alfabetit të shpallet edhe në Shqipëri ditë kombëtare. Duke qenë një ditë e rëndësishme e identitetit kombëtar, duke qenë një ditë e rëndësishme e gjithçkaje që shënjon në atë që ne jemi dhe duhet ta mbrojmë fort edhe në të ardhmen. Përpjekjeve 170-vjeçare të forumit të abetareve do të jenë përpjekje të reja të shtuara nga studiuesit tanë për të patur një monument, një abetare falë këtij projekti që nis një gjuhë një abetare”, u shpreh Nikolla.

 

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Abetare: 28/11/2021 20:44

    Ne Kosove shqip mesohet. Ta marrim vesh unifikimi abetares do behet nga Shqiperia apo Kosova,besoj do jete ne bashkepunim. Po parlamenti c'hyn ketu, abetarja eshte liber,jo ligj. Me ben pershtypje sa here ka tema per arsimin ne vend,ministrja e arsimit aktuale del ne plan te dyte,se del si pyk k/parlamentarja. Kaq nostalgji ka per zyren e ministres se arsimit?,pse dha doreheqje le te vazhdonte prap aty edhe kete mandat. Si duket, i duket vetja e paafte te beje detyren e k/parlamentit, shume thjesht bej doreheqje dhe hapi rrugen ndonje,specislisti ligjesh, se ti nuk i kupton termat e dtejtesise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5