Kryetarja e Kuvendit kërkon më shumë financime për gratë: Barazia gjinore faktor drejt progresit, drejtësisë dhe paqes

Kryetarja e Kuvendit kërkon më shumë financime për gratë: Barazia gjinore faktor drejt progresit, drejtësisë dhe paqes

Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, apelon që si Shqipëria ashtu edhe Kosova, të bëjnë ç‘është e mundur për të garantuar barazi gjinore të qëndrueshme, si një axhendë që nuk fuqizon veç gratë, por ekonominë dhe familjet.

Spiropali, mori pjesë sot në veprimtarinë “Roli i Parlamentit dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm”, Mbikëqyrja efektive e Zhvillimit të Qëndrueshëm, Objektivi për Arritjen e Barazisë Gjinore.

Në këtë aktivitet ku fokusi ishte barazia gjinore, morën pjesë edhe anëtarë të Kuvendit të Kosovës, mes tyre Kryetarja e Këshillit Kombëtar për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Çështje Sociale në Kosovë, znj. Fatmire Kollçaku, Kryetarja e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në Kosovë, znj. Duda Balje, Përfaqësuesi i zyrës së UN Women në Shqipëri, z. Michele Ribotta, etj.

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës, janë të angazhuar për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Barazinë Gjinore, si dy korsi të Agjendës 2030. Kryetarja Spriopali nënvizoi se barazia gjinore nuk është çështje e grave, por faktor drejt progresit, drejtësisë dhe paqes.

"Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Agjenda 2030 lidhen gjithashtu me angazhimin e përbotshëm për të ndërtuar vizionin dhe krijuar premisat që në perspektivë afatgjatë të eliminojmë, ndërsa në perspektivë afatmesme të zbusim format e ndryshme të pabarazisë. Dy angazhimet e rëndësishme të Kuvendit të Shqipërisë drejt Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Agjendës 2030 janë realizuar në mënyrë të njëkohëshme dhe në sinergji me njera-tjetrën, në dhjetor 2017. Përmes Rezolutës “Për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, të Agjendës 2030 të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara”, Kuvendi i Shqipërisë ka theksuar përkushtimin e Shqipërisë për të integruar Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në politikat kombëtare dhe për të mbështetur zbatimin e tyre. Rezoluta nënvizon rolin e rëndësishëm të qeverisë, Kuvendit, institucioneve publike dhe përfshirjes së aktorëve të tjerë, përfshirë shoqërinë civile dhe sektorin privat në arritjen e këtyre objektivave. Përmes Rezolutës “Për dënimin e dhunës ndaj grave e vajzave dhe rritjen e efektshmërisë së mekanizmave ligjorë për parandalimin e saj”, Kuvendi i Shqipërisë u angazhua për dënimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe për përmirësimin e mekanizmave ligjorë të parandalimit.”-u shpreh znj. Spiropali.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përplasjet në senacën e Kuvendit, ja momenti kur Noka gjuan deputetin e PS Petro Koçi

Përplasjet në senacën e Kuvendit, ja momenti kur Noka gjuan deputetin e PS Petro Koçi