Kryevepra e Viktor Hygosë shfaqet
tre ditë rresht në Teatrin Kombëta

Kryevepra e Viktor Hygosë shfaqet<br />tre ditë rresht në Teatrin Kombëta
“Lukrecia Borxhia” kryevepra e autorit francez Viktor Hygo do të ngjitet këtë fundjavë në Teatrin Kombëtar nga regjisori i njohur francez Eric Vigner, i cili shprehet se ideja për të vënë në skenë këtë vepër është frymëzuar nga njohja me aktoren kryesore, Luiza Xhuvani 10 vjet më parë në një tjetër premierë në Tiranë.
 
Jam shumë i lumtur që u riktheva në Teatrin Kombëtar pas 10 vitesh. Hera e parë ishte kur vura në skenë “Berberi i Sevillas”. Ishte shumë e rëndësishme për mua sepse takova njerëz të rëndësishëm dhe aktor të mrekullueshëm si Luiza Xhuvani. Kur Hervin Çuli më propozoi një pjesë, mendova Luiza Xhuvanin si “Lukrecia Borxhia”sepse mban të lidhur të gjithë kuptimin e dramës”, tha regjisori Vigner.
 
Premiera do të ngjitet ne skenë tre ditë rresht nga datat 12 deri më 14 Maj në Teatrin Kombëtare me aktorët Luiza Xhuvani, Artan Imami, Gent Hazizi,Vasjan Lami, Indrit Çobani, Lulzim Zeqja. Një ansmabël aktorësh i zgjedhur dhe të vlerësuar edhe nga vetë regjisori francez Eric Vigner.
 
“Në të gjithë jemi instrumente si të thuash në dorë të regjisorit të dramaturgjisë. Mesazhet vijnë pikërisht prej tyre. Për mua është një personazh i jashtëzakonshëm, me përmasa të tilla nuk kam interpretuar, e konsideroj fat realisht që bashkëpunoj me Erikun, sepse kjo vepër sa ç’ka vulën e dramaturgut, ka edhe vulën e Erikut. Personazhi i Lukrecias është një produkt i një familjeje në pushtet i një pushteti të korruptuar i një pushteti të inkriminuar dhe një pushteti pervers,  dhe kjo i thotë të gjitha”, tha Xhuvani.
 
Gjatë provave gjenerale shfaqja ishte tërheqëse për publikun, ku subjekti diktohej qartë dhe aktorët interpretonin në variantin klasik. Kjo vepër ngjitet në skenë me skenografi të Eric Vigner dhe kostumet e Anila Zajmit. “Lukrecia Borxhia”, premiera më e re në Teatrin Komëbtar do të ketë edhe një shfaqje në Paris pas disa muajsh, sipas regjisorit Eric Vigner dhe më tej do të udhëtojë ne evente të tjera. 

[gallery]22237[/gallery]

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet serie A, Empoli i Ismajlit sfidon Juventusin! Milanit nuk I lejohen hapa fals, Dortmundi komandon në Bundesligë

Rikthehet serie A, Empoli i Ismajlit sfidon Juventusin! Milanit nuk I lejohen hapa fals, Dortmundi komandon në Bundesligë