/ ATSH / - Dubai është qytet i gjendur në pjesën jugore të Gjirit Persik në Gadishullin Arabik. Emrin Dubai e ka marrë nga emirati në të cilin ndodhet, pra Emirati i Dubait. Dubai ndan funksione legale, politike, ushtarake me 7 Emiratet e tjera të Federatës. Emirati i Dubait është Emirati i dytë më i madh në Emiratet e Bashkuara Arabe pas atij te Abu Dabit.

Ky qytet vizitohet nga miliona vizitorë në vit dhe ka popullsi rreth 2 milion. Gjithashtu, Dubai njihet si qyteti më i madh në Emiratet e Bashkuara Arabe. Si çdo Emirat edhe Dubai ka sundimtarin e tij, nga familja e njohur Al-Maktoum, Sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum. Gjithashtu, Dubai njihet edhe si një ndër qytet me infrastukturë më të zhvilluar në botë dhe për "Qiellgërvishtësit" më të mëdhenj në botë. Ndërtesa Burj Khalifa, përveç se është ndërtesa më e madhe në EBA, është gjithashtu ndërtesa më e larte në botë, 828 m dhe numëron gjithsej 163 kate. Ajo kushtoi rreth 1.5 miliardë dollarë për ndërtim. Për momentin, Dubain është duke e udhëhequr familja Al Maktoum, nga madhëria e tij Sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, i cili është edhe zëvëndës-president i Emirateve të Bashkuara.