Viktima është Dhurata Doku Prifti, 37 vjeçe. Bashkë me dy fëmijët e saj, ajo po kalonte rrugën kur një automjet "Benz" CDI 220 ngjyrë gri me targa AA 476 GL vjen me shpejtësi i përplas të tre dhe largohet menjëherë nga vendngjarja.
Pasi përplas fëmijët ai merr para nënën që përfundon nën makinë dhe kur qytetarët i kërkojnë të ndalojë shoferi automjetit shton shpejtësinë.
Pamjet e frikshme të siguruara ekskluzivisht nga Report Tv, të denja për një skenë horror, janë shkaktuar nga mjeti i identifikuar me pronar Andrea Memollari, 20 vjeç, i cili u arrestua nga Policia rreth 4 orë pas aksidentit tragjik.
Nëna e dy fëmijëve u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, me ndihmën e qytetarëve, por pas ndërhyrjes kirurgjikale s'mundi t'i mbijetojë plagëve të marra duke gjetur vdekjen.
(Viktima Dhurata Doku Prifti)
Dëmtime nga ky aksident pësuan dhe fëmijët që ishin në shoqërinë e nënës duke kaluar rrugën dhe aktualisht janë nën kujdesin e mjekëve me dëmtime jashtë rrezikut për jetën por të traumatizuar.
Për zbardhjen e këtij aksidenti policia e Tiranës ka angazhuar Njësinë Operacionale dhe Task Forcën për krimin ndaj jetës ndërsa Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzën e "aksidentit me pasojë vdekjen" dhe "largimin nga vendi i aksidentit" për 20 vjeçarin.
37-vjeçarja ka qenë në shoqërinë e fëmijëve në momentin kur u përplas nga shoferi kriminel ndërsa ajo rezulton se është sportiste kampione në sportin e qitjes në Shqipëri.
Memollari tashmë në pranga rezulton i arrestuar dhe më parë nga policia për tejkalim shpejtësia dhe korrupsion pasi ka tentuar të korruptojë policinë për mos u gjobitur.
Prokuroria kërkoi 6 muaj burgim për shkeljen e Memollarit, ndërsa gjykata vendosi dënimin me 40 orë punë në komunitet.
Shmangia e tragjedisë në semaforin e sherrit
Në fakt, ndërhyrja e Dhurata Dokut, që largoi menjëherë të vegjlit, mundësoi shmangjen e tragjedisë, ndonëse ajo vetë ndërroi jetë në spital. Shoferi, Andrea Memollari, i cili besohet se ishte nën efektin e alkoolit dhe drogës, u arrestua pak orë më vonë dhe mbi të rëndojnë dy akuza, ajo e shkaktimit të aksidentit dhe largimi nga vendi i ngjarjes, pasi edhe pse dëshmitarët i bënë thirrje të ndalonte ai u largua duke kaluar me makinë mbi trupin e viktimës.
Gjithçka ndodhi afër Arkivit të Shtetit, pranë një vendi që është cilësuar vitet e fundit si "mollë sherri", pasi aty ndodhen dy semaforë njëri pas tjetrit, njëri funksional dhe tjetri që ka shkaktuar debate dhe përplasje mes bashkisë, policisë rrugore dhe disa bizneseve të njohur në Tiranë.
Kryqëzimi aksidentit në kaos i riu rrezikon 5 në 21 vite burg
Rikthimi në punë i semaforit në kryqëzimin ku tragjikisht një ditë më parë humbi jetën Dhurata Prifti pasi u shtyp nga shoferi Andrea Manellari nuk ka përmirësuar aspak sigurinë rrugore në këtë aks.
Report Tv është ndalur në këtë pjesë të unazës së kryeqytetit për të sjell një vëzhgimin mbi sigurinë e rrugës ku semafori bëhet jeshil në të njëjtën kohë për mjetet e kalimtarët ndërsa siguria lë për të dëshiruar.
Kalimtarët e përditshëm në këtë aks shprehen të frikësuar dhe kërkojnë që të ndërhyhet për të parandaluar një situatë të dytë si humbja e jetës nga nëna 37 vjeçare.
E sikur të mos mjaftonte mungesa e parametrave të sigurisë një pjesë e madhe e qytetarëve guxojnë të kalojnë rrugën dhe pse semafori është i kuq për ta!
Kodi rrugor parashikon penalitetet dhe për këmbësorët që shkelin semaforin por me të vetmin polic në kryqëzim kjo duket e pamundur për më e pakta këshilluar këta qytetar për rrezikun.
Një grup i përbashkët hetimorë i policisë dhe prokurorisë së Tiranës po hetojnë mbi shkaqet e aksidentit ku paraprakisht ka rezultuar shpejtësia tej normave të lejuara dhe dyshimet se i riu gjatë drejtimit të mjetit ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Ndaj Manellarit tashmë është ngritur zyrtarisht akuza për shkelje të qarkullimit rrugorë me pasojë vdekjen si dhe largimi nga vendi aksidentit sipas neneve 290/3 dhe 273 të kodit penal.
I riu me precedent të mëparshëm penal sipas dënimeve të parashikuara për ngjarjen e një dite më parë rrezikon nga 6 deri në 21 vite burg në varësi të kërkesës që do të paraqes prokuroria e Tiranës.