Kryqi i Kuq, mbrëmje bamirësie për fëmijët që nuk dëgjojnë dhe shikojnë! Vullnetarja: Bamirësia është vlera më e mirë

Natali Bliu, është 19 vjeç. Krahas ndjekjes së studimeve në Universitet, prej 4 vitesh, është e angazhuar edhe si vullnetare pranë Kryqit të Kuq Shqiptar. Gjithmonë ka pasur dëshirë të ndihmojë njerëzit në nevojë.

“Unë jam Natali Bliu. Kam katër vite që jam pjesë e grupit të vullnetarëve të kryqit të kuq. Ka filluar rastësisht. Ishte rastësi, por kam dashur që të jem gjithmonë pjesë e grupeve të vullnetarizmit. Të jesh vullnetar, të merresh me bamirësi, është një ndër vlerat më të mira që duhet të ketë një person. E ndjej veten shumë të përmbushur kur bëj diçka. Ndihem shumë mirë që arti im, do të arrijë që të ndihmoje shumë fëmijë që nuk po e shijojnë fëmijërinë e tyre ashtu siç e kam shijuar unë. Kjo pikturë është frymëzuar nga një statujë e Apollos, perëndisë Greke. Unë jam 19 vjec, dhe vullnetarizmi nisi si një dëshirë që unë e kam pasur për të ndihmuar të tjerët. Tani në universitet, jemi organizuar që tek pediatria e spitalit Nënën Tereza, të dhurojmë dhurata për këto ditë festash”, tregoi Natali Bliu.

Nismat më të fundit që ka ndërmarrë janë mbledhja e dhuratave për fëmijët e pediatrisë së QSUT dhe realizimi i një pikture, të cilën e bashkangjiti për t’u shitur në ekspozitën e Kryqit të Kuq.

Paratë e mbledhura nga shitja e pikturave që janë pjesë e ekspozitës do të shkojnë për institutin e fëmijëve që nuk shikojnë dhe dëgjojnë.

“Në këtë aktivitet, përpos shprehjes së falënderimeve tona ndaj vullnetarëve, ne kemi organizuar dhe një ekspozitë me piktura,  që të rinjtë vullnetare shfaqin idetë e tyre nëpërmjet veprave të artit. Janë disa vullnetar. Pikturat e tyre ekspozohen dhe individë të ndryshëm, dëshirojnë dhe blejnë pikturat e veccanta. Parata e mbledhura shkojnë për fëmijët që nuk dëgjojnë dhe shikojnë”, tha Presidenti I Kryqit të Kuq, Ylli Alushi.

“Paratë, të ardhurat e këtij eventi do të shkojnë për bamirësi. Për fëmijët që nuk shikojnë dhe dëgjojnë. Për mua është minimum që mund të bëj për këta fëmijë, pasi janë njësoj me fëmijët e mir, tanë. Duhet ti ndihmojmë dhe respektojmë në maksimum”, tha Skerdi Faria, doktor.

Nën sloganin “vullnetarizmi na bashkon”, Kryqi i Kuq Shqiptar vlerësoi gjatë aktivitetit me medaljen e artë të Humanizmit artisten Roza Anagnosti.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën