Shpenzohen 26 mln dollarë në ditë! Forumi Ballkanik i Çarmatimit Nuklear, aktivitet sensibilizues me personalitete në Bunk'Art 1: Ftesë Shqipërisë për Traktatin e Ndalimit të Armëve!

Në ish-bunkerin anti-bërthamor në Tiranë, tashmë muze nëntokësor BunkArt1, u mbajt Forumi Ballkanik mbi Çarmatimin Bërthamor. Pjesëmarrësit ftuan qeverinë shqiptare t’i bashkohet Traktatit për Ndalimin e Armëve Bërthamore. Krahas mesazheve për pasojat katastrofike të bombave nukleare, ambasadori i Ukrainës në Shqipëri bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të frenojnë Rusinë.

Për paqen, dhe një të ardhme të sigurt, u mbajt në Bunkart1, Forumi Ballkanik mbi Çarmatimin Bërthamor. Ekspertë, aktivistë e politikberës zgjodhën bunkerin anti-bërthamor, për të dhënë mesazhin se pasojat katastrofike të bombave atomike në Hiroshimë e Nagasaki ndihen ende pas afro 8 dekadash, ndërsa lufta në Ukrainë po shkakton plagë të reja, ku rreziku nuklear kërcënon dita-ditës.

“Shtetet që kanë armë bërthamore, sipas një raporti të vitit 2022, shpenzojnë 26 milionë dollarë në ditë për këto armë bërthamore. Ky është ccmimi i rëndë që duhet të paguajë njerëzimi, në një kohë që kjo kosto mund të ishte investuar tek e ardhmja  edukuese dhe teknologjike e  të rinjve ”, u shpreh Rinor Jani, përfaqësues i 'Pathëays to Peace'.

Në këtë forum, që pati në fokus çarmatimin e Ballkanit, u bë thirrje qeverisë shqiptare por edhe kryebashkiakëve e shoqërisë civile vendase, që të bëhen pjesë e Traktatit për Ndalimin e Armëve Bërthamore, të miratuar në vitin 2017.

"Kemi bërë kërkesë për seancë publike parlamentare, ne besojmë që të ngrihet një grup ndërparlamentar për çarmatimin bërthamor", shtoi më tej Jani.

"Aktualisht janë 95 shtete që e kanë nëshkruar, Shqipëria akoma! Janë 68 shtete që e kanë ratifkuar, Shqipëria akoma", u shpreh Artur Katuçi, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Kryqit të Kuq të Shqipërisë.

"I propozoj kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj që ti bashkohet netëork-ut të kryebashkiakëve që mbështesin këtë nismë", shtoi Jani.

“Padyshim që mbështesim cdo qytet që punon për ndalimin e armëve”, shprehet zv.kryetarja e Bashkisë Keti Luarasi.

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Shkurov Volodymyr, i kujtoi të pranishmëve, se kjo temë, e çarmatimit nuklear, dukej e largët edhe për vendin e tij, ndërsa më 25 gusht shënohen mbi 548 ditë agresioni të Rusisë.

“Nga shkurti i vitit 2022 kur nisi agresioni, ka pasur viktima civile, mes të cillëve më shumë se 500 fëmijë. Lidershipi rus ka kërcënuar për sulme me armë bërthamore", tha ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Shkurov Volodymyr. 

Ambasadori Volodymyr Shkurov kërkoi që komuniteti ndërkombëtar të mbajë një qëndrim të pakompromis, për të frenuar riksun bërthamor rus.

“Rusia duhet të dalë nga tregu i energjisë dhe mallrave", ai shtoi më tej se pikërisht për faktin se shumica e vendeve anëtare të NATO-s nuk kanë armë bërthamore duhet të reagojnë në kohë për çarmatimin nuklear", tha më tej Shkurov

Pasojat e sulmeve bërthamore, i nënvizoi edhe Maria Sotiropoulou, presidente e Mjekëve Grekë për Parandalimin e Luftës Bërthamore.

Ndërsa Kruqi i Kuq, i solli efektet katastrofike të armëve bërthamore edhe përmes një videoje ndërgjegjësuese, me dëshmi konkrete të mbijetuarve, pasojat e rrezatimit dhe të shpërthimeve, ndërsa sekretari i saj, foli për një botë të papërgatitur para akteve të tilla.

"Shtetet, qeveritë për raste të tilla kanë zero përgatitje dhe ajo që mbetet janë vetëm pasojat katastrofike", shprehet më tej Katucci.

Përfaqësues të Fushatës Ndërkombëtare për Shfuqizimin e Armëve Bërthamore, konfirmuan përmes diskutimit virtual qëndrimin e Kombeve të Bashkuara kundër armëve bërthamore, si dhe sqaruan qëndrimin e NATOS, vendet

Shqipëria u ftua që të jetë shtet vëzhgues në takimin e dytë të Traktatit për Ndalimin e Armëve Bërthamore që do të mbahet nga 27 nëntori në selinë e OKB-së në Nju Jork. Vendi ku u mbajt”aktiviteti në Tiranë, “Bunkart 1”, është ish-bunkeri i Luftës së Ftohtë, tani një muze nëntokësor i artit dhe historisë bashkëkohore, që frekuentohet nga vizitorë të shumtë.

Vendi ku u mbajt aktiviteti në Tiranë, “Bunkart 1”, është ish-bunkeri i Luftës së Ftohtë, tani një muze nëntokësor i artit dhe historisë bashkëkohore, që frekuentohet nga vizitorë të shumtë

M.T//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bean: 27/08/2023 20:41

    poooo , perderisa punojne sklleverit ku eshte problemi i gjith ketyre shpenzimeve, shendet

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 26/08/2023 10:43

    Te semuret nga paranojat e Enverit,qe zhvillojne aktivitete ne Bunkeret antiatomike te ndertuara prej tij .Armet atomiket nuk ekzistojne,Jane endrra.Po keshtu Edhe luftrat kincencionale.Gjithecka "paranojes enveriste".Lufta ne ukraine?E keni gabim.Xhirim filmash ne terrene te improvizuara.Ka vetem paqe ne bote.Mos shihni "enderra enveriste"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja