Risia/ Autoambulancë lëvizëse për të tërhequr dhurues gjaku

Gjaku, lëngu i jetës nuk mund të blihet as të prodhohet në kushte laboratorike, por mund të sigurohet vetëm nëpërmjet dhurimeve.

Për herë të parë në Shqipëri ka një autoambulanë lëvizëse për dhuruesit vullnetarë të gjakut, e cila mund të shkojë në çdo cep të Shqipërisë.

Autoemoteka” ose siç njihet ndryshe Njësia Lëvizëse për Mbledhjen e Njësive të Gjakut vjen si risi në vendin tonë, në përpjekje për të shtuar dhuruesit.

Për doktor Natale Capodicasa njëherazi dhe President i Organizatës Shqiptare të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut, sigurimi i kësaj autoambulance është një ëndërr e bërë realitet.

'Sot është një ditë e veçantë për ne, ishte një ëndërr për tu bërë kjo autoambulanca lëvizëse, që mund të shkojë në të gjitha zonat e Shqipërisë, në qytetet e vogla ku e kanë të vështirë njerëzit për të ardhur në Tiranë për të dhuruar gjak. Nëpërmjet kësaj autoambulance ndihmojm qytetarët që duan të dhurojnë gjak’- tha Natale Capodicasa.

Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu sot në përurimin e Njësise Lëvizëse të Dhurimit të Gjakut, që do tu japë mundësinë e dhurimit të gjakut vullnetarëve në të 4 anët e Shqipërisë. Së bashku me partnerët tanë kemi filluar një fushatë sensibilizimi, trajnimi të të rinjëve kryesishtë në dhurimin e gjakut. Ne duam të ndërgjegjësojmë të rinjtë, të bëjmë fushata nëpër shkolla, për të shpërndarë mesazhin se dhurimi i gjakut është një akt i thjështë,  por që shpëton jetë”.”.- u shpreh Stefania Vizzaçaro, Drejtoreshe e Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim.

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, tha se vitet e fundit është rritur numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut e megjithatë ka ende nevoja.

“Do doja që mos të mjaftoheshim me kaq, por të vijojmë të bëjmë thirrje për të ndërgjegjësuar akoma më shumë. Është e rëndësishme që të rrisim ndërgjegjësimin për dhurimin e gjakut”.- tha Koçiu.

Në pesë vitet e fundit mbi 37 mijë qytetarë kanë dhuruar gjak, duke u ardhur në ndihme atyre që kanë nevojë. Pavarësisht fushatave sensibilizuese, vetëm 25% e dhurimeve janë vullnetare, ndërsa pjesa tjetër e nevojave plotësohet nga familjarë të pacientëve.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty