Kryqi i Kuq në Kurbin ka nisur një fushatë ndihme për familjet më në nevojë të zonës, duke ofruar vakte falas sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.

Në këtë kuadër është shtruar një drekë për 20 familjet më të varfëra të zonës, në fshatin Adriatik të Kurbinit pasi në këtë zonë atmosfera e festave të fundvitit duket mjaft e varfër nga gjendja ekonomike e banorëve.

lezhe dhurata

Fshati Adriatik në Kurbin mbart mjaft probleme sociale e ekonomike nga papunësia si dhe kushtet e vështira ekonomike nga një pjesë e banorëve të ardhur nga zonat verilindore të vendit, të cilët jetojnë në varfëri ekstreme.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)