NJU JORK - Këshilli i sigurimit i OKB-së votoi unanimisht për eliminimin e armëve kimike në Siri brenda vitit 2014. Komiteti Ekzekutiv i Organizatës kimike, i mbledhur në Hagë, miratoi rezulutën për zhvendosjen e arsenalit sirian, brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2014-të.

Sekretari i pergjithshëm Ban Ki-moon e cilësoi vendimin një fitore te madhe dhe kërkoi nga  qeveria siriane të zbatoje rezoluten me besnikëri dhe pa vonesa. Dokumenti përmban 2 kërkesa kryesore dhe detyruese per sirinë, të shkatërroje stokun e armëve kimike dhe të mos pengojë ekspertet nderkombëtarë.
 
Presidenti amerikan Barak Obama tha më herët se marrëveshja mbi çështjen e Sirise nga anëtarët e këshillit do të jetë një një fitore e madhe për ndërkombëtarët.

Dokumenti në fjalë, nuk parashikon sanksione automatike dhe nuk ka të bëjë me të ashuquajturin kapitulli `7` i Kartës se OKB-së, që në përmbajtje të tij, parashikon edhe përdorimin e forcës.

Dokumenti në fjalë, 'dënon', me terma shumë të fortë, çfarëdo lloj përdorimi të armëve kimike në Siri dhe në veçanti të sulmit të datës 21gusht të këtij viti, në periferi të Damaskut.

Ato çka u thanë nga Komiteti Ekzekutiv dhe nga OKB do të verifikohet 30 ditë përpara zgjidhjes së kësaj çështje.

Sekretari i shtetit amerikan John Kerry u shpreh se "Për herë të parë, deklaruan njëzëri, që përdorimi i armëve kimike, është një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, duke nënvizuar se kemi të bëjmë me një dokument 'juridikisht ndalues' . Kjo do të thotë që Siria, nuk mund të refuzojë hyrjen e inspektorëve dhe as të mos lejojë inspektimet, në çdo vend në Siri.

Në këtë mbledhje, morrën pjesë ministrat e jashtëm të 15 shteteve anëtare.

Ban ki Moon ka deklaraur se ekspertët e Organizatës për ndalimin e armëve kimike, do të mbërrijnë në Siri, ditën e martë.

"Suksesi i misionit të ekspertëve për shkatërrimin e armëve kimike në Siri, varet nga fakti nëse autoritetet e Damaskut, do të respektojnë plotësisht impenjimet dhe të garantojnë sigurinë e personelit të Organizatës për ndalimin e armëve kimike dhe të OKB-së.

Sekretari i Kombeve të Bashkuara Ban ki Moon, shtoi se të gjitha i gjithë vendi, duhet të kooperojë, duke mos penguar punën e ekspertëve ndërkombëtarë.

 Redaksia online
(eb/d.d/shqiptarja.com)