Në raport flitet për situatën e përgjithshme të sigurisë të cilën Moon e përshkruan si përgjithësisht të qetë, ndërkohë që vlerëson përparimet në përgatitjen e zgjedhjeve, përfshirë edhe veriun e Kosovës.
Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm do të shqyrtohet nesër pasdite në një senacë të posaçme të Këshilllit të Sigurimit, në të cilën, siç është paralajmëruar më herët, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, informon rtk.
Sekretari Ban ki Moon sërish ka përgëzuar Prishtinën dhe Beogradin për përpjekjet e vazhdueshme në dialogun e ndërmjetësuar nga BE si dhe ka falënderuar për rolin e saj përfaqësuesen e lartë, Catherine Ashton.
“Progresi në terren si dhe në dialogu politik mbeten qenësore për aspiratat e Kosovës dhe Serbisë drejt integrimit evropian,” thotë Moon.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në fjalën që do të mbajë në New York pritet të njoftojë anëtarët e Këshillit të Sigurimit mbi zhvillimet tremujore, si dhe zhvillimin e zgjedhjeve vendore në Kosovë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)