Pronari i një mjeti lundrues, gomone është ndëshkuar me 2 gjoba, me vlerë totale 110 mijë lekë të rinj, për lundrim në zonë të ndaluar dhe mungesë dokumentacioni.
Pas marrjes së njoftimit për një mjet lundrues gomone që po lundronte në zonë të ndaluar, në Ksamil, Policia Kufitare e Sarandës ka ushtruar menjëherë kontroll në zonë.
Mjeti lundrues është shfaqur edhe në portalin JOQ, por në momentin e publikimit, mjeti lundrues ishte shoqëruar dhe bllokuar nga Policia Kufitare, menjëherë pas njoftimit të marrë nga patrullat e Policisë që vëzhgojnë nga toka vijën bregdetare për shkeljen e zonës së sigurisë.
Për pasojë pronari i mjetit lundrues me iniciale A. P., është ndëshkuar me 2 masa administrative, me vlerë totale 110 mijë lekë të rinj, pasi ka lundruar në zonë të ndaluar dhe pa dokumentacionin e nevojshëm, në bord.
Masat shtrënguese në këtë sezon turistik janë marrë në kuadër të rritjes së sigurisë së pushuesve, pasi vjet një fëmijë rreth 7-vjeç humbi jetën pasi u godit nga një gomone në plazhin e Potamit në Himarë. E mitura Jonada Avdia ishte duke u larë në det kur u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.
Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjitha zonat bregdetare, ndaj apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të lundrojnë vetëm në zonat e përcaktuara për mjetet lundruese, që të mos cenojnë sigurinë e pushuesve.
Policia e Shtetit fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së zonës së sigurisë, nga përdoruesit e mjeteve lundruese, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në zbatim të ligjit.
M.T/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
14.8%
-
Jo
76.5%
-
Nuk kam mendim
8.7%
Vota total: 1530
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një fundjavë në Vlorë? Ja pse ky qytet është zgjedhja më e lehtë për t’u shkëputur nga rutina
5 Prill, 13:55
-
Rrëmbeu para 11 viteve një person për prishje të pazareve të drogës, arrestohet në Spanjë 40-vjeçari nga Saranda (EMRI)
5 Prill, 09:37
-
Iu gjet një armë zjarri, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë! Më parë kishte dhunuar vëllain
4 Prill, 14:36
-
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, shkoi për të sqaruar sherrin e të birit, por u dhunua me grushte e shqelma! 3 autorët në kërkim (EMRAT)
4 Prill, 09:26
-
E rëndë në Vlorë/ Sherr mes disa personave, humb jetën njëri prej tyre (EMRI+VIDEO)
3 Prill, 16:16
-
Lehtësim i trafikut dhe shkurtim kohe, rruga e Ksamilit drejt përfundimit
3 Prill, 14:19
-
Po trafikonte nga kufiri grek 13 klandestinë egjiptianë me destinacion vendet e BE-së, arrestohet 27-vjeçari nga Patosi (EMRI)
3 Prill, 11:59
-
Sot Flamurtari - KF Tirana për mbijetesën, Idrizi akordon premion e majme! Shehi i bardhebluve: Një nga shtatë finalet që na kanë mbetur
3 Prill, 10:42
-
Beja prezanton drejtuesin e ri të Degës Doganore Sarandë, Ervis Mehmeti: Të forcojmë shërbimet dhe cilësinë
3 Prill, 09:37
-
IKMT sërish aksion në Vlorë/ Prishet ndërtesa që pengonte lidhjen e rrugës Transballkanike me Portin, qytetarja kundërshton: Është prona ime
3 Prill, 09:16
-
Himarë/ 35-vjeçari merr peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë
2 Prill, 20:04
-
42-vjeçarja në Vlorë denoncon fqinjin për dhunë: Më shtrëngoi nga fyti dhe më theu telefonin! (VIDEO)
2 Prill, 20:01
Ore akoma me këto gjoba qesharake ,pa dokument dhe shkelje e zonës së sigurisë , atij duhet shkërdhyer para e mbrapa ,këta fytyrë pa larë nuk nxorrn mësim që vjet u vra një fëmije, a ka sekuestrim apo edhe konfiskim për këto qënie që nuk marrin vesh,apo edhe burg në rast të fundit .Pyetni prinderit e asaj vajzës të mjerë për këta banditë që kanë lënë rrugët e qyteteve me plot probleme dhe i janë drejtuar plazheve dhe ujrave për të treguar trimëritë .
PërgjigjuPrinderit e goces e dine tashme qe banditet bredhin sa lart e poshte. Gabimi i tyre ishte atehere kur nuk e dinin dhe erdhen ne albanistan per pushime or teeeejjjjj
Sekuestrim per 5 muaj zgjatja e gjithe sezonit dhe gjobe, kjo duhet te jet ndeshkimi
Përgjigju