Ksamil, makina del nga rruga
dhe plagos turistin polak

Një pushues polak është aksidentuar ditën e djeshme në Ksamil, pasi një mjet ka dalë nga rrugadhe e ka goditur turistin i cili ka qënë duke ecur në anë të rrugës.
 
Sipas policisë, 48-vjeçari polak me inicialet J.D, u përplas nga një makinë “Benz” me drejtues një 48-vjeçarë me inicialet S.K., i cili ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
 
Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin S.K, vjeç 48 , banues në Ksamil, me leje drejtimi, pasi dyshohet se, në Ksamil, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar një pushues, shtetasi polak J.D, vjeç 48, banues në Poloni, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani

Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani