KSAMIL- Një subjekt në Ksamil kishte zënë hapësirën e plazhit, duke vendosur shezlongë pa leje në ‘Pemën e Thatë’. Ky subjekt kishte vendosur në total 489 çadra dhe shezlongë, por nuk ishte pajisur me lejen e duhur.

Përveç kësaj subjekti nuk lëshonte kupon tatimor për turistët të cilët zgjidhnin ‘Pemën e Thatë’ për të kaluar pushimet, ndonëse paguanin për shërbimin.

Për rrjedhojë, janë vënë nën hetim pronarja dhe administratori i subjektit. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Policia ka sekuestruar çadrat dhe shezlongët duke liruar kështu të gjithë hapësirën e bregdetit që ishte zënë.