TIRANE- Ministri i Punës Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera ka lënë jashtë të gjithë punonjësit e administratës së kësaj ministrie të cilët nuk kanë qenë në postet e tyre të punës deri në orën 08:00.
Sot në mëngjes, reth orës 08: 30 një telefonatë informoi në redaksinë e Tv A1 Report se një pjesë e mirë e stafit të ministrisë së Punës ndodhen jashtë dyerve të këtij institucioni pasi ministri Ksera ka urdhëruar mbylljen e derës për të gjithë ata që nuk respektuan orarin.
“Masa, është në vazhdimësi të forcimit të displinës në punë. Ne e kemi praktikuar herë pas here me punonjësit e adminsitratës që të kenë efektivin e duhur. Administrata shtetërore duhet mbajtur në një farë presioni që të kemi efektivitet maksimal të tyre. “- tha ministri Ksera në një prononcim telefonik për Tv A1 Report. Ai shtoi se më tej do të veprohet sipas ligjit për personelin që ka përsëritur këto vonesa.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com