Sokol Marku në prill të vitit të shkuar do të arrestohej në flagrancë me një sasi kokainë, por gjykata do t’i ndyshonte më pas masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje.
Ky ndryshim me sa duke i ka dhënë lirinë për pak kohë Markut, ku ky i fundit ishte larguar drejt Italisë ndërsa procesin gjyqësorë ndaj tij e ndiqte nëpërmjet avokatit.
Pranë uniformave blu, Marku ka bërë të paditurin për vendimin e dënimit që rëndon mbi të ndërsa pas arrestimit ai është përcjellur për në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Në fund të janarit të këtij vitit, Sokol Marku është dënuar nga dhoma penale e Gjykatës së Tiranës me 5 vite burgim, dhe prej 31 janarit rezultonte person i shpallur në kërkim.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)